‘Kush e dha urdhrin për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, cilët janë fajtorë për krimet…’/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

‘Kush e dha urdhrin për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, cilët janë fajtorë për krimet…’/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

Memorie.al / “Serbët rrjedhin nga sllavët, një numër i madh tribushë që i dhanë jetë popujve sllavë. Mbi origjinat e historisë së sllavëve njohuritë janë modeste dhe jo aq të qarta. Emri i tyre del për herë të parë në shekullin VI pas J. K., kur shkrimtarë bizantinë fillojnë të flasin për sllavët….”! (Dushan Batakoviç, Milan St. Protiç, Nikola Samarxhiç, Aleksandër Fotiç. Histori e Popullit Serb. L’Age d’Homme. Lausanne. 2005. Fq.3.)

                                                     Vijon nga numri i kaluar

                                                        NJË VËSHTRIM NDRYSHE    

Aleksandar Pavloviç – studiues, Instituti për Filozofi dhe Teori Sociale, Universiteti i Beogradit:

Në këtë punim pohohet se paraqitjet negative për shqiptarët në kulturën serbe bëhen dominant vetëm në çerekun e fundit të shekullit XIX. Në pjesën e parë përdoren shembujt e perceptimeve të ndërsjellta pozitive mes serbëve dhe shqiptarëve nga tradita gojore dhe nga  punimet e etnografëve dhe të historianëve të hershëm ballkanikë nga gjysma e shekullit XVIII deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Respekti ndaj shqiptarëve si luftëtarë trima dhe heronj, të cilin e gjejmë në këto shembuj, rrjedh, siç pohohet në punim, nga rregullimi i ngjashëm shoqëror dhe vlerat e përbashkëta patriarkale në të dyja grupet etnike. (1)

Në pjesën e dytë të punimit do të përqendrohem në mungesën e vazhdimësisë së perceptimeve të ndërsjellta midis serbëve dhe shqiptarëve, duke nxjerrë në pah procesin e dobësimit të ligjërimit heroik dhe forcimin e ligjërimit kombëtar në periudhën pas vitit 1878. Në këtë periudhë një seri faktorësh, si njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Serbisë dhe Malit të Zi, forcimi i lëvizjes kombëtare shqiptare, dobësimi i pushtetit osman në Ballkan dhe pretendimet territoriale rreth Kosovës e Metohisë/Dukagjinit dhe Shqipërisë Veriore, gradualisht sjellin një rritje gjithnjë e më të theksuar të paraqitjes së shqiptarëve në kulturën serbe.

Kështu, në këtë periudhë, tek intelektualët serbë dobësohet mendimi deri atëherë zotërues ndaj shqiptarëve si malësorë veriorë shqiptarë, katolikë dhe aleatë të serbëve kundër turqve dhe në vend të tij bëhet zotëruese figura e shqiptarit mysliman, i cili bëhet aleat me turqit dhe torturues i serbëve të pakët të mbetur në Kosovë. Mendoj se ky perceptim shfaqet paralelisht me krijimin e konceptit gjeopolitik të “Serbisë së Vjetër” dhe interesimin në rritje për territorin kosovar dhe të Shqipërisë Veriore. (1)

1 – Aleksandar Pavlloviç (Aleksandar Pavlović). New Europe College, Bucharest /Instituti per Filozofi dhe Teori Shoqerore, Universiteti i Beogradit. From heroes to savages: the Albanians in Serbian heroic  and national discourse from the mid XVIII to early XX century.(Prej heroit në njeri të egër: Shqiptarët në diskursin heroik dhe kombëtar serb nga mesi i shekullit XVIII deri në fillim të shekullit XX).Fq. 15.

 

Natyrisht, do të ishte e tepruar që në bazë të këtyre burimeve të nxirret përfundimi se nuk ka pasur kurrfarë armiqësish apo konfliktesh mes popullatës serbe dhe asaj shqiptare, sidomos nëse merret parasysh se në shoqëritë fisnore të Ballkanit Qendror, mes familjeve, fiseve apo klaneve të caktuara këto ishin një fenomen i zakonshëm. Megjithatë, mendoj se tekstet e përmendura tregojnë që serbët dhe shqiptarët në këtë periudhë nuk i kanë shikuar marrëdhëniet e tyre kryesisht përmes termave të armiqësisë dhe mos durimit të ndërsjellë. (2)

Shkurt, para dhe gjatë Luftërave Ballkanike, prirjet antishqiptare rriten dhe shndërrohen në një propagandë të vërtetë mediatike, duke arritur kulmin me disa monografi “akademike”, që ishin haptazi raciste për shqiptarët. Kështu shqiptarët, që për një kohë të gjatë janë parë si heronj, paraqiten në kulturën serbe gjithnjë e më tepër me terma siç janë “tërbim”, “egërsi” dhe “gjakpirës”!

(Simiç, 1904; Haxhi-Vasiljeviç, 1906; Oraovac, 1913; Đorđeviç, 1913; Protiç, 1913; për një vështrim të përmbledhur të këtyre veprave, shih: Milosavljeviç, 2002). (1)

1 – Aleksandar Pavlloviç (Aleksandar Pavlović). New Europe College, Bucharest / Instituti per Filozofi dhe Teori Shoqerore, Universiteti i Beogradit. From heroes to savages: the Albanians in Serbian heroic  and national discourse from the mid XVIII to early XX century .(Prej heroit në njeri të egër: Shqiptarët në diskursin heroik dhe kombëtar serb nga mesi i shekullit XVIII deri në fillim të shekullit XX ). Fq.17.

 2 – Po aty. Fq. 24.

Nacionalizmi ka prirje të projektojë pikëpamje që, kohët e fundit, janë formuluar në lidhje me të kaluarën e lashtë. Sidoqoftë, në të kaluarën tonë më të thellë, thjesht nuk ka asnjë tekst antishqiptar, madje as të intonuar negativisht. Madje, ka një numër të konsiderueshëm syresh që i shohin shqiptarët në dritë pozitive.

Një ofertë marramendëse për modelin më të preferuar vjen vetëm për këtë javë !

ENZO ATTINI

Kriza e Madhe e Lindjes në vitet 1875–1878 prishi baraspeshën në Ballkan. Përveç Serbisë dhe Greqisë, tashmë faktikisht të pavarura, aspiratat kombëtare u shprehën edhe nga bullgarët, shqiptarët dhe serbët nga Bosnja dhe Hercegovina. Fuqitë e mëdha donin të vendosnin baraspesha të ndikimit në Kongresin e Berlinit më 1878. Që nga ajo kohë filloi një fushatë e fuqishme, duke kulmuar me shpalljen e luftës më 1912-ën.

Në këto rrethana imazhi i dikurshëm zotërues i shqiptarëve si malësorë të guximshëm, të cilët ashtu si malazezët, jetojnë në bashkësi gjinore dhe fisnore, që vlerësojnë heroizmin dhe nderin, duke bashkëpunuar shpesh me ne në luftën kundër turqve, bëhet i paqëndrueshëm. Në ligjërimin shkencor, në media dhe në arsim, shqiptarët gjithnjë e më shumë përcaktohen tani si aleatë të turqve dhe torturues të atyre pak serbëve të mbetur në Kosovë. (2)

1 – Aleksandar Pavlloviç (Aleksandar Pavlović). New Europe College, Bucharest /Instituti per Filozofi dhe Teori Shoqerore, Universiteti i Beogradit. From heroes to savages: the Albanians in Serbian heroic and national discourse from the mid XVIII to early XX century.(Prej heroit në njeri të egër: Shqiptarët në diskursin heroik dhe kombëtar serb nga mesi i shekullit XVIII deri në fillim të shekullit XX ). Fq. 28.

2 – Aleksandar Pavlloviç. Intervistë botuar në të përjavshmen “Vreme” 13 .02. 2021.

Vazhdimisht thuhet në Serbi se nuk është e lehtë për ne të heqim dorë nga Kosova për shkak të traditës….Baza e të gjithë traditës së shkruar për Kosovën është që pas Betejës së Kosovës ne kemi marrë në letërsinë mesjetare serbe rreth njëzet shkrime në një periudhë prej njëzet vitesh, të shkruara nga murgj, personalitete të kishës, shkrime të zhanrit të kishës, që kanë njëfarë funksioni ritual. Sidoqoftë, kjo traditë nuk është kombëtare. Ne kemi Princ Lazarin si dëshmor, dikë që me vetëdije sakrifikon veten e tij për krishterimin, për besimin. Ne këtu nuk kemi simbole kombëtare, madje as përmendjen e serbëve, ne kemi të krishterë dhe Kosovën si një simbol fetar. Sa i përket këngëve heroike popullore dhe traditës gojore,  ata përmendin Milloshin, Lazarin dhe Kosovën si vend beteje.

Pas Vuk Karaxhiçit kemi një moment kur Kosova përmendet tashmë si vend, si territor, dhe kjo vjen në fokusin e interesit të publikut serb. Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë kërkesë që ne të kthehemi në atë territor, nuk dëgjohen fjalitë “tani na duhet hakmarrje” ose “Kosova duhet të jetë një vend serb”…! Por, që nga 1850 ne mund të shohim se si në Serbi po zhvillohet një interes i madh për Kosovën. Në fakt, këtu fillon prirja që gjithçka reale, atë që është reale në Kosovë, ne e shohim përmes disa simboleve dhe miteve mesjetare. (1)

                                                                  **** Ana-Maria Martac – gazetare:

Më në fund e përditshmja e pavarur Danas botoi të mërkurën dhe të enjten një “letër të hapur” të gjatë drejtuar Millosheviçit, nga pena e një ish-ministri të Jashtëm të Titos, Millosh Miniç. “Meqenëse ju jeni ende President i Jugosllavisë”, shkruan me ironi Miniç, dhe meqë “ne shikojmë, falë televizioneve malazeze dhe televizioneve të huaja, pamjet e këtyre varreve masive ku janë hedhur shqiptarët, ndoshta deri në 10.000 […], ju duhet t’u përgjigjeni pyetjeve në vazhdim”. Dhe ish-ministri pyet:

“Kush e dha urdhrin për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, cilat forca të armatosura, policore dhe paraushtarake janë fajtore për këto krime lufte, kush u dha dhjetë minuta kohë familjeve shqiptare që të ikin, cilët janë ata që plaçkitën shtëpitë e tyre, u vunë flakën, u shkatërruan dokumentet e identitetit që të mos ktheheshin më?” Dhe për të përfunduar: “Në sytë e shqiptarëve dhe të botës, i gjithë populli serb do të mbajë përgjegjësi për këto krime lufte, përderisa mbështetësit  e vërtetë dhe ekzekutorët e vërtetë nuk janë vënë para drejtësisë”. (1)

1 – Aleksandar Pavlloviç: Kosova për Serbinë s’është punë kombëtare; a-news 24. 26. 02. 2021.

 

                                                                        ****

 

 Anđa Srdiç Srebro – titullare e doktoraturës së ciklit të tretë në etnologji dhe antropologji, etj:

 

 Së pari, le të themi disa fjalë për Mitin e Kosovës dhe rolin që këngët epike i kanë kushtuar princit Lazar. Në përshkrimin e luftës së serbëve kundër pushtuesve osmanë, poeti popullor e ngriti Betejën e Kosovës në stadin e një simboli të luftës midis dy botëve – të mirës dhe të keqes – duke theksuar parimet morale, që nxjerrin në pah një etikë të caktuar. Kjo etikë, e cila ngjan disi me atë të kalorësisë në Perëndim, është fare e thjeshtë: lartëson heroizmin, lirinë, drejtësinë dhe sakrificën, ndërsa kritikon mungesën e guximit dhe tradhtinë. Në një pamje të tillë të botës, padyshim që është personazhi i Princit Lazar ai që duhet ta ketë magjepsur më shumë poetin popullor.

Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3 ditë

Sepse ishte ai që tregoi guxim duke luftuar për lirinë e atdheut; ishte ai që u sakrifikua përpara një alternative: pikërisht, në vend që të pranonte skllavërinë për të mbajtur si sovran “mbretërinë tokësore”, ai zgjodhi lirinë në vdekje dhe, nëpërmjet kësaj vdekjeje dhe sakrificës së tij, ai zgjodhi “mbretërinë qiellore” dhe, si rrjedhim, jetën e përjetshme. Ky kult i Lazarit, kulti i “martirit” i propaganduar mbi të gjitha nga poezia epike, më vonë do të lidhet, siç thamë, me atë të Vidit, gjë që më pas hapi rrugën për përligjjen e kremtimit fetar të përvjetorit të Betejës së Kosovës, kremtim  kushtuar zyrtarisht “Ditës së Vidit” – Vidovdan (15/28 qershor).

 

Ky proces, që çoi në një simbiozë të papritur të dy kulteve, është mjaft kompleks, prandaj duket e dobishme të japim një shpjegim shtesë këtu. Para së gjithash, duhet theksuar se më parë “dita e Vidit” në kalendarin ortodoks i kushtohej pothuajse me siguri Shën Amosit dhe se termi Vidovdan hyri në përdorim vetëm në shekullin e 19-të. Por, nga vjen emri Shën Vid, një personazh krejtësisht i panjohur në traditën ortodokse? Disa studiues besojnë se Shën Vid është thjesht një kujtim i largët i kristianizuar i një hyjnie pagane (perëndia Vid, ose Svetovid) dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë i përfshirjes së besimeve popullore në praktikat e Kishës. (1)

Ky proces, që çoi në një simbiozë të papritur të dy kulteve, është mjaft kompleks, prandaj duket e dobishme të japim një shpjegim shtesë këtu. Para së gjithash, duhet theksuar se më parë “dita e Vidit” në kalendarin ortodoks i kushtohej pothuajse me siguri Shën Amosit dhe se termi Vidovdan hyri në përdorim vetëm në shekullin e 19-të. Por, nga vjen emri Shën Vid, një personazh krejtësisht i panjohur në traditën ortodokse? Disa studiues besojnë se Shën Vid është thjesht një kujtim i largët i kristianizuar i një hyjnie pagane (perëndia Vid, ose Svetovid) dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë i përfshirjes së besimeve popullore në praktikat e Kishës. (1)

1 – Ana-Maria Martac, Kraljevo, Cacak dhe Beograde. Le Temps. 2. 07. 1999.

Për t’i dhënë fund kësaj historie të relikeve të princit, por edhe për të treguar se kulti i tij është ende shumë i gjallë, le të shtojmë një detaj të fundit. Duke besuar se kishte ardhur koha për të rikthyer “trupin e shenjtë” të Shën Lazarit në shtëpinë e tij, këshilli i Kishës Ortodokse Serbe vendosi sjelljen e relikeve në Ravanicë. Por ky vendim u zbatua vetëm gjatë kremtimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në vitin 1989. Me këtë rast deshëm të rikujtojmë forcën e simbolikës së kultit të “princit martir”, veçanërisht pasi Kosova, që vlerësohet nga Kisha si “Jerusalemi serb”, është bërë edhe një herë “vendi ku u luajt fati historik serb”.

Kështu, nga viti 1988 deri në gusht 1989, reliket e Shën Lazarit u ekspozuan gjatë këtij udhëtimi ritual përgjatë rrugëve në shumë qytete dhe manastire serbe. Më në fund, një nderim për Princin e Shenjtë u kremtua në prani të një milion serbëve në Gazimestan, vendi i Betejës së Kosovës, para se reliket e tij të vendoseshin në manastirin e Ravanicës në Kosovë, ku edhe gjenden.(2)

Ne e kemi përqendruar analizën tonë në këto tre kulte të shenjtorëve sepse ata, sipas nesh, janë më përfaqësuesit e traditës fetare serbe. Natyrisht, ne mund të kishim studiuar shembuj të tjerë të shenjtërimit, që i përkasin të njëjtës traditë, veçanërisht ato të shenjtorëve që i përkasin “linjës së shenjtë” mbretërore të dinastisë Nemaniç. Rasti i Stefan Deçanskit, për shembull, na u duk gjithashtu interesant për t’u analizuar: kulti i tij ka zënë ndër shekuj një vend të rëndësishëm në jetën fetare të serbëve të Kosovës dhe Metohisë, varri i tij ka tërhequr breza të tërë pelegrinësh, ndërsa reliket e tij kanë shërbyer si objekte nderimi nga ata që vuanin – të verbër, të sëmurë, gra që nuk lindin fëmijë, etj. Por na duket se tre shembujt e analizuar janë të mjaftueshëm për të ilustruar besimet dhe praktikat fetare të serbëve të lidhura me kultet e shenjtorëve. (1)                                                              **** 

Biljana Milanoviç –  pranë Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve:

Ndërsa në fillim të shekullit të 20-të çështja e Maqedonisë kishte arritur kulmin me ndërhyrjen e armatosur kundër rivalëve, një tjetër konflikt u zhvillua paralelisht midis lëvizjes çlirimtare shqiptare nga njëra anë dhe Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga ana tjetër. Në fillim të shekullit të 20-të Dimitrije Tucoviç kishte denoncuar imperializmin lokal ballkanik. Por zgjidhja demokratike dhe sociale e çështjes kombëtare nëpërmjet të drejtës së vetëqeverisjes popullore, u karakterizua nga karakteri i saj i pasaktë dhe i papërfunduar.

Mokranjac e shkroi “buqetën” e tij të fundit në vitin 1909. Kjo është koha e orientimit serb  drejt rajoneve jugore dhe e etapave të shumta në krijimin e Koalicionit Ballkanik. Kështu, kulmi i procesit arrin gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) me aktet e forta imperialiste në luftën për daljen në det dhe pushtimin e Durrësit. Kjo periudhë është e rrethuar nga një sfond fenomenesh komplekse, që ndërthuren: tendenca unifikuese, çlirimtare dhe ekspansioniste të ideologjisë zyrtare serbe.

Koncepti i kombit serb, i cili kulmoi me Luftërat Ballkanike, fillimisht u bazua në zbatimin e kritereve të ndryshme të gjuhës dhe fesë. I pari mbronte unitetin e kombit në dialektin stokavian me sintagmën: Të gjithë serbët së bashku, dhe i dyti ortodoksinë, me fjalën e urtë – Serbi është aty ku është slava, synimi për ta lidhur gjuhën dhe fenë, ishte plotësues i predikimit të një të shkuare të përbashkët stërgjyshore. Kjo e kaluar është ndërtuar mbi veçoritë e dy miteve themeluese serbe: mitit të Shën Savës (fetar) dhe mitit të Kosovës (folklorik). (1)

1 – Anđa Srdiç Srebro. Corporation des croyances populaires dans les pratiques de l’Église. Serbian Studies Research.Vol. 5, No. 1 (2014).  Fq. 75.

                                                                         ****

Bogdan Bogdanovic – arkitekt i kujtesës jugosllave, mendimtar origjinal, ka dhënë “urbanologji” në Universitetin e Beogradit:

Serbët të mos harrojnë se kur Kosova ishte djepi i mbretërisë serbe, Beogradi ishte hungarez! Që atëherë serbët janë zhvendosur në veri: nuk ka asgjë tragjike këtu, problemi i vetëm mbeten këto kisha bizantine, vërtet të bukura dhe interesante, por ky problem mund të zgjidhej me një marrëveshje ndërkombëtare – të cilën serbët nuk deshën ta pranojnë kurrë. Kjo, në emër të ortodoksisë, e cila tani kërkon që serbët të dominojnë politikisht një vend që e kanë braktisur! Përveç kësaj, ka një mitologji të tërë për këtë, unë si arkitekt kam shëtitur nëpër Kosovë. Unë kam parë shumë nga këto manastire: ata janë të bukur, natyrisht, por asgjë më shumë. (2)/Memorie.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje