Harris fiton debatin e ashpër presidencial në SHBA: Ke përdorur racën për të përçarë popullin amerikan dhe mbështet Putin! Trump: Je marksiste dhe urren Izraelin

Një debat fort i ashpër mes dy kandidatëve presidencialë në SHBA ishte ai i mëngjesit të sotëm me orën europiane dhe 21:00 me atë amerikane në Filadelfia.

Por në një përplasje Kamala Harris dhe Donald Trump, zv/presidentja ia doli për mrekulli, edhe pse ishte debati i saj i parë presidencial në karrierë, duke pasur parasysh që përballë kishte një politikan agresiv dhe të fuqishëm, ish-presidentin republikan.

Debati filloi me një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve, të cilët e kishin përballjen dhe takimin e parë mes tyre.

Trump e nisi mirë diskutimin, por më tej u bë agresiv pasi Harris e vuri në “cepin e ringut”, duke i kujtuar politikat e tij të këqija ekonomike dhe diplomatike, nga dëshira për të rritur taksat dhe goditur shtresën e mesme, të miqësia me presidentin rus Vladimir Putin, gjyqet e njëpasnjëshme me akuza të rënda dhe sjelljet e fyerjet raciste, sidomos ato ndaj saj korrikun e kaluar, ku e quajti “njeri me ngjyrë”.

Trump nuk bëri asnjë tërheqje nga deklaratat e tij të fundit, duke thënë se “Harris mund të jetë ç’të dojë, nuk ka asnjë problem me mua”, duke iu shmangur pyetjes së bërë nga moderatori. Por ai e quajti “marksiste” Harris, duke i kujtuar të kaluarën e saj, teksa e akuzoi atë dhe demokratët e administratës Biden për inflacionin e lartë në të cilin ndodhet vendi.

Ky mund të jetë debati i vetëm për zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit. Pas disa ditësh nisin votimet e hershme në disa nga 50 shtetet e vendit. Biden u tërhoq nga gara pas një paraqitjeje të dobët me Trump muaj më parë dhe për shkak të problemeve të tij me shëndetin. Debati, i organizuar nga kanali ABC, u mbajt në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia.  

Politika e jashtme, emonomia dhe emigracioni, Harris e quan Trump “mbështetës të Putin”

Polemika të forta pati mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.

Nënpresidentja 59-vjeçare e kritikoi synimin e Trump “për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, ndërsa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla”.

“Donald Trump na la nivelin më të ulët të punësimit që nga Depresioni i Madh (rënia e madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara e viteve 1930)”, Harris, duke iu referuar viteve të tij si president nga viti 2017 deri në vitin 2021. “Niveli i papunësisë arriti kulmin në 14.8% në prill të vitit 2020 dhe ra në 6.4% kur ai u largua nga detyra”, vijoi ajo.

78-vjeçari Trump, që pak muaj më parë i shpëtoi një atentati, kritikoi zonjën Harris për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden, megjithëse ai e mbivlerësoi nivelin e rritjes së çmimeve.

Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga "azilet e të çmendurve" po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

“Inflacioni ka qenë një katastrofë për njerëzit, për klasën e mesme dhe gjithë të tjerët", tha Trump.

Kandidatët gjithashtu shkëmbyen kritika për luftën mes Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe agresionin rus në Ukrainë, por askush nuk ofroi zgjidhje konfliktesh në këtë pikë delikate debati.

Por Harris akuzoi republikanin Trump se ishte i gatshëm të “tërhiqte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën për të fituar favorin e Presidentit rus Vladimir Putin”, duke e quajtur zotin Trump një "turp", ndërsa zoti Trump pretendoi se zonja Harris "urren" Izraelin, një pohim që ajo e hodhi poshtë.

Zoti Trump kritikoi Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris për tërheqjen e pa organizuar të trupave amerikane nga Afganistani, duke thënë se ata lanë duart e talebanëve pajisje ushtarake amerikane me vlerë prej miliarda dollarësh.

Nuk munguan sulmet personale, nga “racist” tek “marksiste”

Trump ka shtuar sulmet personale javët e fundit nda Harris, që kur shpalli kandidaturën për presidente, duke përfshirë fyerje raciste dhe seksiste. Në nisje ai shmangu fyerjet gjatë debatit, por u bë gjithnjë e më i zëmëruar nga kritikat e zonjës Harris.

Trump u pyet nga moderatorët për një nga ato sulme, kur ai tha në një konferencë me gazetarë afrikano-amerikanë në korrik se zonja Harris së fundmi ishte "bërë një person me ngjyrë".

"Nuk më intereson aspak kjo çështje. Çfarëdo që ajo dëshiron të jetë është në rregull me mua", tha ai.

Por Harris, e njohur për prejardhjen e saj me ngjyrë dhe aziatike u përgjigj:

"Unë mendoj se është një tragjedi që ne kemi dikë që dëshiron të jetë president, i cili vazhdimisht gjatë karrierës së tij është përpjekur të përdorë racën për të përçarë popullin amerikan".

Ajo kritikoi Trump edhe për shpalljen fajtor nga një juri për fshehjen e pagesave për një aktore e filmave pornografikë, si dhe paditë e tij të tjera dhe një gjyq civil për sulm seksual.

Por Trump hodhi poshtë këto akuza dhe sërish akuzoi zonjën Harris dhe demokratët se kanë orkestruar të gjitha paditë ndaj tij pa prova.

Ish Presidenti Trump gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të rremë se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden, ishin manipuluar dhe e quajti zonjën Harris një "marksiste" dhe pohoi në mënyrë të rreme se emigrantët kanë shkaktuar një rritje të madhe të krimit të dhunshëm në vend.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 11/09/2024 10:58

    Fati i botes ne dore te ketyre dy debilave

    Përgjigju
  • ylli: 11/09/2024 08:08

    TRUMPI DO FITOJE....SE ESHTE NJERI I DREJTE...

    Përgjigju
    • albania: 11/09/2024 11:06

      paska akoma budallenj qe thon per politikanet jan njerez te drejt . bravo vazhdoni jetoni qe te mbijtojne keta

    • ALB Patriot: 11/09/2024 09:56

      HARTIS DO TE FITOJE! Trump NUK ESHTE per President.

    • Tan_Tironci: 11/09/2024 09:42

      Hmmmmmm, ku i kam degju k to fjale me pare? ???? Ah po, tek Ai qe po shkon ne SPAK sot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024