Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes derbi përveç trajnerit Franco Lerda ka folur edhe futbollisti Esat Mala. Shtatshkurtri pa prekur shumë tema, por fillimisht e ka nisur duke folur për situatën e tij në këtë fillim sezoni.
“Realisht vitin e kaluar, gjeta golin e parë pikërisht në derbi. Nga ai gol mori për mbarë, si për mua dhe për të gjithë. Besoj këtë vit nuk është se nuk po gjej dot golin. Shanset që kam pasur nuk është se i kam shfrytëzuar dhe normalisht skema nuk është se ka bërë që të mos jem shumë afër portës. Nuk ka rëndësi a shënoj apo jo, rëndësi ka të fitojë ekipi.
Nga ana psikologjike, derbin po e fitove të ndihmon që të jesh me më shumë motiv për ndeshjet e ardhshme. Nëse fitojmë këte derbi gjërat do të ndryshojnë për mirë, ashtu sicc ke kemi përgatitur dhe këtë ndeshje.
Kemi punuar jashtëzakonisht mirë në çdo stërvitje dhe e kemi marrë me qetësi këtë ndeshje, pastaj derbi të motivon vetë. Ka qenë impenjimi shumë i lartë, mezi e presim këtë ndeshje. Të shohim për formacionin, nuk është vendosur ende, por besoj do të jem titullar.
Kush e vendos këtë derbi? "Për mendimin tim, pjesa sulmuese ose mbrojtëse. Çinari, Asani, Solomon, unë, ose Belica, Bitri."
Derbi kundër Bathës – “Kam luajtur edhe vitin e kaluar kundër Bathës, kur luante në Vlorë. Do të jetë ndjenjë e mirë. Besoj se do të jetë një ndienjë e mirë. Të dy kemi qejf që të fitojnë ekipet tona. Por kush lufton më shumë fiton derbin."
Kë do t’i hiqje Tiranës si lojtar- "Me thënë të drejtën nuk e di, Ngonë le të themi. Trajneri e di ku kam luajtur sezonin e shkuar, ka idetë e veta. Kudo që do të më vendosi do mundohem të jap më të mirën.
Tifozët- "I duam ata, janë mbështetja jonë. Kur dëgjojmë ata që na mbështesin, marrim energji shtesë edhe nga ata. Shpresoj t’i kënaqim njëherë me lojë dhe rezultat pastaj ata normalisht do e bëjnë punën e vetë, do vijnë në stadium."
Do të jetë një derbi ndryshe apo si më parë- "I njëjti film, e njëjta histori…"