Kush e riaktivizoi Sali Berishën?

Kush e riaktivizoi Sali Berishën?

Sali Berisha

Sali Berisha iku, dhe bëri një premtim në 2013, “po iki në punën  dhe jetën time”, edhe pse kjo nuk ndryshonte asgjë, pasi deklaroi se “do të mbetem demokrat”. Ai u largua pasi lexoi një dorëheqje “bese”, pranoi humbjen me mbi 1 milion vota, pranoi se “humba zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Por ditët kaluan, dhe Doktori u vendos jo në “kullën e tij” por në selinë blu, duke marrë zyrë, sekretare, roje, dhe ç’i ka dashur zemra.

Sali Berisha edhe pse iku, nuk u largua asnjë minutë nga “prona” nga kuvlia e tij, të cilën sa ishte kryeministër ja kopsiti letrat dhe i bëri hipotekimin Partisë Demokratike. Ai nuk e kupton dot jetën, ditën, natën, dhe çdo proces tjetër njerëzor, pa  patur në dorën e tij partinë, pa patur nën hyqmin e tij, çdo lëvizje dhe vendim të asaj force politike. Vendimi i DASH për “non-grata” ishte si një rrufe fatale në qiellin e pastër të Sali Berishës. Ai nuk e priste, ai u befasua, ai u trishtua, nisi të bënte debate dhe beteja me fantazmat e kohëve të kishte lënë pas. Nisi të dyshonte, dhe ndoshta e kishte humbur toruan deri në momentin kur “dikush e riaktivizoi”, dhe i tha “ngreu, çfarë bën, ke forca akoma të katranosësh gjithçka”.

Vendimin e DASH, asnjëherë Sali Berisha nuk e mori si shpagim për gjithçka ka bërë, nuk e mori seriozisht, dhe nuk u mendua gjatë për të vendosur në kohë paqen dhe pjekurinë mbi zemëratën dhe nxitimin e ligësisë. Ai preferoi të dytën. Dikush e nxiti, e riaktivizoi, dhe tashmë ai është në startin e duhur. Ai kërkon të shkaktojë dhe ndjellë trazirë, fillimisht ndaj të vetëve, ndaj atyre që i kanë zaptuar (sipas tij) partinë që e lindi dhe rriti ai, dhe pastaj duke e shtrirë “llavën e keqe” edhe jashtë mureve të SHQUP-it. Duke gjetur burimin, dhe duke ndjekur  rizgjimin e zemërimit të tij, do të gjejmë patjetër,se kush e riaktivizoi ethshëm pikërisht tani Sali Berishën.

Dhe pikërisht tani, kur vendi po bën hapat e fundit për të hapur me sukses negociatat me Bashkimin Europian, dhe pikërisht tani kur janë gati banesat e reja për të pastrehët e tërmetit, dhe pikërisht tani kur vendi po bëhet gati të presë investimet gjigande, kur kanë nisur të zbatohen projekte madhore në infrastrukturë, energjitikë, turizëm, etj.. Kush e riaktivizoi Sali Berishën pikërisht tani kur qeveria, specialistët e fushës, dhe vetë Edi Rama po u kërkojnë shqiptarëve “vaksinohuni, merrni dozën e tretë, kujdes me masat anticovid”, ndërkohë që ai mbledh 4-5 mijë vetë njëherësh në stadium. Kush e ka riaktivizuar Sali Berishën, pikërisht tani kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po intensifikikojnë përpjekjet e tyre për investuar në Shqipëri, për të nxitur BE-në të çelë sa më parë negociatat me aleatin e tyre kryesor në Ballkanin Perëndimor.

Këto  hamendësime dhe pikëpyetje, duhet të mos na habisin për njeriun që i dihen “bëmat me turmat e tij paqësore”, si i ka nxitur në kohë dhe momente të vështira për vehten e tij.Riaktivizimi i Berishës, bëhet pikërisht në “vendin e duhur” por në kohën e gabuar. Tashmë hapin e parë e ka hedhur, ndërsa hapin e tjerë, pritet ti hedhë ditët e ardhshme,sapo të nxjerrë me komisionet e tij “rezultatet e referendumit” të 18 Dhjetorit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 16/12/2021 05:11

    Doktor Berishën e aktivizoi e drejta që ka çdo individ për të luftuar padrejtësinë, e aktivizoi mefshtësia e kryetarit aktual, Lylit, e aktivizoi baza e PD që ka besim të pa tundur tek Doktori, e aktivizoi regjimi më kriminal që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërin, thjesht e thërriti në skenë koha

    Përgjigju
  • Tosi: 16/12/2021 00:15

    E riaktivizoi DASH pasi aktivizoi agjentin "Luli" per ta eleminuar. Ngaqe ky nuk ia doli dot, ish agjenti "Sali" u vetaktivizua per koken e vet.

    Përgjigju
  • mut gjithandej: 14/12/2021 21:54

    Ai manovron dhe terbohet, se e din se 'sulmi eshte mbrojtja me e mire' dhe se pislleqet qe ka bere, jane pjese dhe nje perqindje fare e vogel e pislleqeve kolosale dhe te frikshme qe behen ne Boten e dhjere kapitaliste...

    Përgjigju
  • Sali Krimineli: 14/12/2021 17:45

    Berisha po kalon shume hunj por njeri nga hunjte do ti ngulet

    Përgjigju
    • Eri: 15/12/2021 17:31

      Serbia kush tjeter

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë