Kush e shpalli pavarësinë
Ismail Qemali apo Zogu?!

Kush e shpalli pavarësinë <br />Ismail Qemali apo Zogu?!
TIRANE- Vetëm dy muaj na ndajnë nga festa e Pavarësisë, plot dy muaj, shtator-tetor. Në nëntor priten manifestime, aktivitete, këngë e valle, sipas premtimit të qeverisë dhe vetë Kryeministrit Sali Berisha. Do të festohet nga data 1 deri në ditën e 28 nëntorit, ku vet Vlora pritet ta gdhijë deri në mëngjes. Dhe ka të drejtë ta gdhijnë qytetarët e saj për Pavarësinë dhe Ismail Qemal bej Vlorën, themeluesin e shtetit të pavarur shqiptar, burrin që po ua shkëpuste nga thonjtë copat e Shqipërisë fqinjëve lakmitarë, serbëve dhe grekëve, malazezve e të tjerëve, ndryshe nga ata që e shitën.

Ndërsa koha vrapon projektet për Pavarësinë janë bërë lëmsh edhe me “rishikimin” shkel e shko të historisë. Mbase nuk mbetet shumë kohë të tregohesh i drejtë me të gjitha ngjarjet, figurat historike. Historia kërkon studime libra, “rishkrime”, “rivlerësime”. Siç po dëgjojmë kohët e fundit, ngaqë vetëm dy muaj na ndajnë nga Pavarësia, siç ndodh shpesh kur nxiton, qeveria vetë duhet të ketë harruar se kujt duhet t’i përkas në këtë çast vlerësimi më i madh, Ahmet Zogut apo Ismail Qemalit. Le t’i japim Zogut atë që i takon Zogut si figurë historike, dhe Ismail Qemalit atë që i takon Ismail Qemalit, por meqë 28 Nëntori nuk vonon, e para figurë historike e që duhej rivlerësuar dhe i duhej dhënë vendi i merituar duhet të ishte vetë Ismail Qemali. Por ai nuk po e zë ende vendin e duhur në projektet e Kryeministrisë Berisha.

Po t’u hedhësh një sy projekteve të realizuara: Ahmet Zogut iu bë një nga bocetet më simpatike në konkurs dhe për të nuk munguan as realizimet artistike të boceteve të tjerë. Ismail Qemalit nuk “iu bë dot”. “Dështuan” skulptorët apo u la me qëllim, ankohen me të drejtë pasardhësit e familjes Vlora?! Familja e Zogut është e rehabilituar më së miri, me pasardhës të vlerësuar, aktivë në jetën politike, siç është princi Leka. Madje pasardhësit e Zogut kanë marrë edhe edhe pronat e tyre. Ndërsa paraardhësve të Ismail Qemal Bej Vlorës nuk iu njihet deri më sot asnjë pronë në Shqipëri, as në Vlorë e as në Kaninë.
Varri i familjes Mauzoleumi “do të bëhet madhështor”, tha kryeministri Berisha. Varrezat e Familjes Vlora në rezidencën e tij në Kaninë janë ende të rrënuara, shtëpia E Ismail Qemalit, ku u shpall edhe pavarësia ka mbetur thjesht një lulishte publike. Ahmet Zogut po i bëhen disa vëllime me libra, me biografi ku dëshmonte pema familjare, me historinë e plotë të drejtimit të shtetit. “Figurën e Zogut do ta ngremë ne piedestal”, thotë Kryeministri Berisha. Ndërsa Ismail Qemalit ende si është kushtuar nga historianët ndonjë vëllim historik serioz, me përjashtim të kujtimeve dhe memorialëve arkivorë. Megjithatë, megjithatë Ismail Qemalin populli shqiptar e ka ngritur në piedestal me këngë: “Unë jam Ismail Qemali prapa më vjen Historia”. Meqë ra fjala tek kënga... Ismail Qemalit populli i ka ngritur me dhjetëra këngë, për Ahmet Zogun nuk na kujtohet ndonjë. Çfarë u bë në këtë 100-vjetor për Ismail Qemalin.

 Pyetja qëndron ende pezull, sepse vetëm dy muaj na ndajnë nga festa e Pavarësisë dhe për Ismail Qemalin, themeluesin, nëse pati ndonjë përpjekje nuk u arrit asgjë. Kur mendon se do të ngrihet Mauzeolumi i Nënës Mbretëreshë aty në pronat e rikthyera të oborrit të Ahmet Zogut, s’do mend që dikush do të kujtohet e të thotë. Të vlerësohet pse jo edhe Ahmet Zogu, por këta Vlorat e Ismail Qemalit kanë varre apo s’kanë, kanë prona, kanë pasur shtëpi, pasuri, pasardhës. Çfarë është bërë për ta, në 20 vjet demokraci. Çfarë po bëhet tani në këtë lum shpenzimesh, projektesh, harxhimesh, buxhetesh të pazbardhura. Kërkuam zanafillën e një përgjigjeje dhe takuam një nga pasardhësit e Familjes Vlora, stërmbesën e Ismail Qemal bej Vlorës, zonjën Ariana Ismail Vlora, vajza e nipit që mbante pikërisht emrin e tij. Ajo ashtu si edhe i vëllai i saj Darling Vlora dy muaj më parë, ka pohuar se “nuk është bërë sa duhet për Ismail Qemal bej Vlorën” në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë