Kush e vrau Admir Muratajn? Flet ministri i Brendshëm: Nuk besoj që...

Ministri i Punëve të Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se i duhet lënë në dorë organeve që po hetojnë, zbardhja e grabitjes në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, duke thënë se do të jenë pikërisht këto hetime që do të saktësojnë nëse Admir Murataj është vrarë nga policia apo jo. I ftuar në "Repolitix", ministri thotë se nuk është interesuar të dije se si shkojnë hetimet, por shtoi se nuk beson që të kenë qenë anëtarët e bandës ata që vranë kreun e grupit.

"Zërat në media është e kotë të komentohen, ose media fantazon ose media ka marrë informacione sekrete nga një dosje që është në hetim. Sa i përket dosjes nuk kam dijeni, nuk kam kompetencë të kem dijeni për dosjen. As mund t'i pohoj as ti mohoj ato që thotë media. Unë besoj se janë fantazi se kam besim tek integriteti i njerëzve që po merren me hetimin. Ka pasur një deklaratë të policisë që i mohon këto. Kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese sepse njëri nga anëtarët e saj ka mbetur i vrarë. Është një supozim i madh që ministri i fut hundët në dosje, e para nuk më lejohet, e dyta nuk jam i interesuar, sepse nuk më intereson në nivelin edhe personal. Kureshtja ime orientohet në drejtime të tjera. Nuk mund të them se kush e ka vrarë Admir Murataj, kjo është një çështje që do të dalë nga hetimet. Nuk ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët në aksion e sipër. Vrasja e tij është ende e panjohur përsakohë nuk është mbyllur hetimi. Kureshtja e madhe në këtë drejtim, i mirëkuptoj gazetarët, por kam parë një diskutim malinj në ditët e para që u munduan të rrëmojnë se kush nga policët e ka bërë këtë", tha Lleshaj.


Lajmi kryesor:

'97-të e dytë?! Lleshaj-Berishës: Çdo parti ka të drejtë të kthehet në bandë, por qytetarët nuk i pengon dot askush për të votuar (VIDEO)


G.M.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin