'97-të e dytë?! Lleshaj-Berishës: Çdo parti ka të drejtë të kthehet në bandë, por qytetarët nuk i pengon dot askush për të votuar (VIDEO)

Zgjedhjet nuk do të mund t'i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin "Repolitix" në Report Tv, me moderator gazetarin Denis Minga. Lleshaj tha se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, pra më 30 qershor 2019, pasi janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka, dhe askush sipas tij nuk mund tu heqë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar. Lleshaj po ashtu tha se Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Deklarata vjen në përgjigje të qëndrimit të fortë që ish-kryeministri Sali Berisha bëri në një studio televizive kur tha se "për votën e lirë ja vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të ja ka vlejtur.  PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje"

Ndërkohë, sa i përket grabitjes në aeroportin e Rinasit, ministri tha se autorët e grabitjes do të arrestohen shumë shpejt. Ministri theksoi se do të jenë hetimet që do të përcaktojnë se kush e vrau Admir Muratajn, ndërsa shtoi se nuk beson që ai të jetë ekzekutuar nga bashkëpunëtorët e grabitjes.

Ministri Lleshaj vlerësoi me nota maksimale punën e bërë nga policia për grabitjen në Rinas, ndërsa shtoi edhe një herë se koncensionari dështoi. Dhe në kushtet kur siguria në aeroportin e Rinasit u cënua ministri Lleshaj tha se Policia e Shtetit u detyrua të mos zbatojë më marrëveshjen me koncensionarin, duke marrë në dorë sigurinë e brendshme të aeroportit që deri para grabitjes ishte detyrë e policisë private nga koncensionari.

I pyetur nëse ka grupe mafioze në Shqipëri, Lleshaj thotë se jo duke nënvizuar se vendi ynë ka grupe dhe organizata kriminale, por jo grupe mafioze.

Ministri i Brendshëm iu përgjigj në distancë edhe Presidentit Meta, i cili nuk dekretoi ligjin për vettingun  në Policinë e Shtetit duke thënë se argumentet e tij janë jo ligjorë.

Sa i përket vendimit të Holandës për mocionin e rikthimit të vizave më Shqipërinë, Lleshaj tha se kërkesa e parlamentit të Holandës është edhe vetë kundër qëndrimit që ka qeveria holandeze.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Grabitja në Rinas, vrasjet e bujshme, protestat dhe vettingu, i ftuar në Repolitix ministri Sandër Lleshaj (FOTO)
Ora 22:49
"Do ta mbyll karrierën pa i turpëruar fëmijët e mi"

A është në ambicien e ministrit të Brendshëm që një ditë të merret me politikë partiake?

"Karriera ime ushtarake lidhet shumë me politikën si nocion i gjerë, s'është gjë e huaj për mua. shumë ata që i thonë vetes politikanë nuk kanë bërë asnjë orë për politikën, unë kam bërë shkollë. Kam koncept tjetër për politikën. Nuk është se partitë janë pasioni i jetës sime. Në postin që jam, jam në post politike. Unë kam ardhur për të kryer funksionin në kapacitet të plotë, politik, dhe kështu do e kryej postin.

Unë nuk kam bërë asnjë plan të tillë, dhe nuk bëj plane. Planet janë për letre, asnjëherë s'kam menduar që do të jem ministër, dhe sot jam. Ta mbyll atë ditë kur do ta mbyll, pa i turpëruar fëmijët e mi", tha Lleshaj i ftuar në Repotix.

Ora 22:25
Lleshaj: Ditën që vjen data e zgjedhjeve, do bëhen zgjedhjet!

Zgjedhjet nuk do të mund t'i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin "Repolitix" në Report Tv, me moderator gazetarin Denis Minga. Lleshaj tha se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, pra më 30 qershor 2019, pasi janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka, dhe askush sipas tij nuk mund tu heqë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar. Lleshaj po ashtu tha se Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

"Nuk ka nevojë për koment. PD mund të tentojë të bëjë gjithçka që mendon në qasjen e saj për jetë a vdekje. Nuk e di se ç'mund të jetë kjo dilemë sot në këtë shekull. Shqiptarët e kanë provuar logjikën e antagonizmit jetik jetë a vdekje dhe do dinë ta përkthejnë vetë këtë retorik absolutisht të papranueshme, të paligjshme.

Zgjedhjet janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka. Kush mundohet t'i heqë shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes po bën veprën më të rëndë penale. Çdo parti ka të drejtën të bëjë zgjedhjet e veta, të jetë parti, të kthehet në bandë, por të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur s'jua ka dhënë njeri, e kanë fituar vetë, dhe atë të drejtë nuk ka mundësi t'jua heqë askush, sikur të përpiqemi, të bëhemi edhe bashkë. Ditën që vjen dita e zgjedhjeve, do bëhen zgjedhjet.

Unë besoj që Policia e Shtetit është plotësisht e aftë për të garantuar ligjshmërinë në Shqipëri. Tek zgjedhjet përveç policisë, janë qytetarët e vendit që janë mbi të gjithë, që do të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Marrëzi në këtë vend kemi parë shpesh herë gjatë këtyre viteve, në '96; '97; '98, shqiptarët kanë arkivuar mjaft memorje për të reflektuar. Historia përsëritet në trajtë komedie, për arsye se duhet të dimë: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Nuk ndihem mirë teksa i dëgjoj këto thirrje në pragun e një vendimi historik për Shqipërinë që është hapja e negociatave për në BE", tha Lleshaj.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që një ditë më parë në një intervistë televizive deklaroi  se "për votën e lirë ja vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të ja ka vlejtur.  PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje"

Ora 22:20
Lleshaj: Unë njoh si opozitë vetëm atë në Parlament

Emri i tij është mjaft i sulmuar nga opozita, PD-ja, LSI-ja, por vetë Sandër Lleshaj thotë se këto sulme e bëjnë të ndihet përherë edhe më i qetë, dhe madje të shprehet se ja ka vlejtur që e pranoi postin e ministrit të Brendshëm, detyrë të cilën kur ja kërkoi kryeministri Edi Rama, si këshilltar i tij, nuk ishte shumë entuziast.

I ftuar në "Repolitix", ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, tha se nuk i njëh më këto forca politike si opozitë. Sipas tij, opozita tashmë ndodhet në Parlament.

"Qetë e kam filluar, qetë e kam vazhdar, dhe qetë do ta mbyll.

Ajo që ju i referoheni si opozita, se unë nuk i referohem më si opozita, opozita është ajo që është opozitë parlamentare. opozita është një institucion që i referohet parlament. Pastaj opozitë mund të quani edhe ju veten, por në grupim ata nuk janë më opozita

Në parlament ka një opozitë, ajo është opozita. Unë atë njoh si opozitë, si ministër i brendshëm.

Sulmet duhen pyetur ata përse mi bëjnë.

Më bëjnë të ndihem përherë e më i qetë, dhe të them që hezitimin që kam pasur, këtë punë e kam pranuar pa ndonjë entuziazëm të madh, mu kërkua kjo punë nga kryeministri i Shqipërisë ku punoja si këshilltar. Pranova pa entuziazëm se është një betejë që nuk kisha investuar. Duke parë këto situata, them që ja paska vlejtur, sepse duhet kontribuar me aq mundësi sa kemi për të bërë një shërbim", tha Lleshaj.

Sa i përket përdorimit të gazit lotsjellës në protestat antiqeveritare të opozitës joparlamentare, Lleshaj zbuloi tre urdhrat që ai vetë i ka dhënë Policisë, për të mos shkaktuar viktima.

"Unë policisë i kam thënë do të zbatojmë një strategji:

1 hap mbrapa në kohë, reagoni më vonë, jo të parët

një shkallë më poshtë në dhunë

0 viktima mos shkaktoni asnjë viktimë

Është si t'i lidhësh duart policisë dhe t'i thuash ke sukses

I mirëpres reagimet e qytetarëve në lidhje me gazin. I refuzoj të gjitha zërat që vijnë nga ata që në vend të gazit kanë përdorur plumba. I them stop, harrojeni të përdorni sulmin ndaj meje, ju që keni përdorur plumba.

Ndërhyn moderatori Denis Minga: Garda përdori plumba

Lleshaj: Jo, garda është makina, policia është makinë, që punon me komandë.

Denis Minga: Në 21 janar pati urdhër politik për të goditur?

Lleshaj: Plumbat janë përdorur rregullisht në Shqipëri. Këto të këtij viti janë të parat protesta që nuk kanë shkaktuar viktima dhe kjo është meritë e policisë së shtetit,

Policia është goditur shumë, me mjete të palejueshme, shpërthyese, që janë të rrezikshme për jetën, që janë shpërndarë në mënyrë të përqendruar nga organizatorët, që nuk e  di me çfarë parash janë blerë se janë edhe shumë shtrenjtë.

Ora 21:55
Vizat/ Lleshaj flet me shifra: Histeri reagimesh a thua se shqiptarët shkatërruan Holandën

Ministri Sandër Lleshaj thotë se kërkesa e parlamentit të Holandës për të rikthyer regjimin e vizave në Shqipëri, është edhe vetë kundër qëndrimit që ka qeveria holandeze.

"Ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës del jashtë gjykimit të vetë qeverisë së Holandës e cila nuk e konsideron problem të madh. Kam të drejtën e plotë t'i bashkangjitem qëndrimit të ministrit përgjegjës për sigurinë në Holandë.

Shqiptarët nuk përbëjnë asnjë problem dramatik. Kam ndjekur një histeri reagimesh a thua se ne e shkatërruam Holandën dhe të bëjmë vetëvrasje këtu. Shqiptarët janë të pranishëm edhe në skemën kriminale atje, si shumë kombe të tjera. Shqiptarët përbëjnë 0/19 %, duke lënë pas polakë, marokenë...

Vendimi i parlamentit nuk ka lidhje me realitetin objektiv në terren. Ka lidhje me perceptimin, janë dy gjëra, realiteti dhe perceptimi. Për një imazh të keq të shqiptarëve atje, po luajnë rol shumë aktorë, në radhë të parë ne që promovojmë një imazh të keq për Shqipërinë, një aktor i tretë i rëndësishëm janë qarqet populiste, nacionaliste, që ndjejnë një farë rizgjimi në Eevropë", sqaroi ministri Lleshaj.

Ministri tha se shumë shpejt në Tiranën do të vijë një delegacion holandez, tek të cilët Lleshaj tha se do të shfaqë si është situata e vërtetë e shqiptarëve në Holandë, dhe shifrat në pjesëmarrjen e kriminalitetit, që ndoshta vetë deputetët e parlamentit të Holandës nuk i dinë.

Ora 21:38
A ka grupe mafioze në Shqipëri?! Çfarë thotë ministri Lleshaj

A ka grupe mafioze në Shqipëri? Ministri i Punëve të Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se jo. Vendi ynë sipas tij, ka grupe dhe organizata kriminale, por jo grupe mafioze.

Paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj thoshte se në Shqipëri ka 40 grupe kriminale të paprëkshëm, ndërkohë që edhe ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu shprehej se janë 4 familje mafioze dhe 20 organizata kriminale.

"Numrat gabojnë, mund të thuash një numër dhe përgënjeshtrohet, mënyra më e mirë të biesh në përgënjeshtrim është të thuash një numër. Ka nivel të krimit të organizuar, por niveli në Shqipëri është i moderuar krahasuar me sofistikimin e krimit që njihet në nivel botëror. Kriminaliteti në Shqipëri ka filluar të zhvillohet në dekadat e fundit. Këtu bëhet fjalë për një krim që është në faza të moderuara të sofistikimit, sigurisht mjaft i rrezikshëm edhe në këtë nivel, mjaft. Por nuk ka arritur në atë nivel sa të shndërrohet në një nivel të madh drame saqë të mos mund t'i afrohet dikush. Nuk mund të them që Shqipëria ka mafie, ka grupe dhe organizata kriminale, por jo që ka mafie", tha Lleshaj.

Ora 21:26
A duhet ushtria edhe në Shkodër?! Përgjigjet Lleshaj: Këta që vënë kujën kanë pasur 19 vrasje në vit!

Për ministrin e Brendshëm situata e krimit në vend vërtetë është e rëndë, por referuar historikut të numrit të vrasjeve, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, situata është e përmirësuar.

"Është një situatë e rëndë, e vështirë, që nuk pranohet. por nëse shohim historinë, është shumë herë më mirë se sa ka qenë. Jemi në një pikë pozitive historie, krahasuar me historinë kur në Shkodër kemi pasur 18-19 vrasje në një vit. Dhe këta që sot kanë vënë kujën janë përgjegjës për këtë situatë", tha Lleshaj i ftuar në "Repolitix".

I pyetur nga moderatori Denis Minga nëse edhe në Shkodër, ashtu siç u bë kur u cënua siguria në aeroport, të përfshihet ushtria, ministri jep këtë përgjigje:Nuk është e nevojshme futja e policisë. Dhe po të duam nuk kemi aq shumë polici ushtarake që të dublojë policinë.

Lleshaj u shpreh "besimplotë se se situata do të njohë përmirësim në qytetet ky volumi i kriminalitetit është më i lartë. Shkodra, Elbasani, Vlora, Tirana, Durrësi, për shkak edhe me nivelin e përgjithshëm të zhvillimit dhe të popullisisë".

Ora 21:25
Lleshaj për grabitjen në Rinas: Koncesionari dështoi, u njoftuam nga një palë e tretë

I pyetur në lidhje me punën e Policisë së Shtetit, gjatë grabitjes së ndodhur në Rinas ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se është mjaftë i kënaqur.

"I kemi pak a shumë të qarta skenat se si kanë ndodhur ngjarjet në Rinas. Policia reagoi në mënyrë kritike për fatin e hetimeve. Kjo më bën krenar. Jam besim plotë se do të zbardhet ngjarja. Arrrestimi i grabitësve do të bëhet. Do të punohet për rikuperimin e parave." ka thënë Lleshaj.

Ndërsa për grabitësit Lleshaj ka thënë se kanë qënë 5 persona aktiv në grabitje. "Bëhet fjalë për 5 persona aktiv por kjo nuk përjashton bashkpuntorët dhe sinkronizuesit të tyre" ka deklaruar Llleshaj.

Ndërsa në lidhje me reagimin ndaj konçesionarit kinez që operon në Rinas Lleshaj ka deklaruar se të gjitha reagimet ndaj tyre ishin të pranueshme pasi sipas tij, ky konçesionar është paralajmëruar disa herë në lidhje me sigurinë e aeroportit.

"Gjaknxehtësinë e kursej nuk ishte gjaknxehtësi ishte reagim që vjen pas një analize. Koncesionari ka pasur përgjegjësi në bazë të një ligjit për zonën e koncesionit. Eshtë përgjegjes për të gjitha portat e hyrjes në mënyrë eksplicide. Fakti se koncesionri dështon për t'i dhënë kohë policisë. Mund te kishte bërë një porte që reziston  dy minuta. Ky koncesionar që ka te ardhura të mëdha dhe të mos ndërtojë një porte... Detyra e tyre ka qenë të garantojë sigurinë. Fakti që porta hapet pa rezistenc dhe nuk njoftohet policia. Jemi njoftuar 5 minuta pas grabitjes dhe ka qënë i dyti në radhë ka ardhur nga një palë e tretë ka ardhur nga një kompani e transportit të parave. Ne kishim një grup të gatshëm jashtë aeroportit, pasi nuk jepej akses që të hynte brenda. Ne kemi një strukturë  të FNSH që kanë tentuar të hynë. Kjo ka qenë punë sekondash dhe pasi nuk u është hapur porta ata kanë shkuar në ndjekje të grabitësve. Fakti që as nuk njofton dhe as nuk ofron sigurinë është e papranueshme. Madje koncesionari eshte gjobitur, Administratorit të kompanisë së sigurisë fizike i është hequr licenca nga Aviacioni Civil" ka thënë ndër të tjera Lleshaj.

Ora 21:17
Lleshaj: Tani nuk kemi marrë leje! Policia e Shtetit ka në dorë sigurinë e brendshme të aeroportit...edhe kamerat

Në kushtet kur siguria në aeroportin e Rinasit u cënua me grabitjen në mes të pistës së avionit, ministri Lleshaj tha se Policia e Shtetit u detyrua të mos zbatojë më marrëveshjen me koncensionarin, duke marrë në dorë sigurinë e brendshme të aeroportit që deri para grabitjes ishte detyrë e policisë private nga koncensionari.

"Ne ishim në këtë situatë, që na u demonstrua në mënyrën më të papranueshme që aeroporti na u cënua. Unë me 10 prill urdhërova policinë e Shtetit të marrë kontrollin e sigurisë së brendshme dhe të aeroportit. Është koordinuar që perimetrin e jashtëm ta mbajë ushtria.

Tani nuk kemi marrë leje, nuk mund të rrihej më në këtë marrëdhënie, policia ka akses tek kamerat që nuk ka pasur më parë. Parametrat e sigurisë janë kthyer në maksimumin e tyre. Do punohet me koncensionarin që ai të përmbushë të gjitha detyrimet", tha Lleshaj.

Për ministrin e Brendshëm, ushtria është në vendin e vet, në tokën e vet, duke bërë një mision për sigurinë e qytetarëve, brenda rendit kushtetues.

"Ditët e para shkaktuan alarm, derisa pati zëra për kushtetutshmërinë e këtyre lëvizjeve. Unë shoh mjete ushtrie që i shërbejnë sigurisë së vendit", u shpreh ministri.

Ora 21:15
Pse Greqia konfirmoi e para vdekjen e Admir Muratajt? Lleshaj: Autorët do arrestohen, por lekët edhe mund të jenë djegur

Ministri Sandër Lleshaj shpjegoi pse informacioni i parë se personi i vrarë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit ishte Admir Murataj, erdhi nga Greqia, prej nga Murataj ishte arratisur nga burgu në vitin 2013.

"Policia shqiptare heziton të bëjë publik edhe fakte ordinere sidomos në momentet e para, se çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim. Krijimi i një lloj mjegulle informacioni i shërben hetimit. Vendimi i policisë për të mos e ekspozuar menjëherë, ka qenë i dobishëm.

Ka qenë sulm i sinkronizuar në nivelin e sekondave, në kohë shumë të shkurtër, pak a shumë 5 minuta ka zgjatur grabitja, dhe 5 minuta ka zgjatur edhe arratia derisa grabitësit janë strukur në një tunel, ndërkohë që diku tjetër për të larguar vëmendjen e policisë i është vënë flaka diku më tej një furgoni të ngjashëm me grabitjen", tha Lleshaj.

Ministri ndau vlerësimin maksimal për punën e Policisë së Shtetit ndërsa shtoi se beson se shumë shpejt do të shkohet drejt arrestimit të autorëve. Por për sasinë e parave të grabitura, ministri tha se nuk mund të parashikojë ç'mund të jetë bërë më to.

"Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që...nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real", pohoi ministri i Punëve të Brendshme.

Ora 21:00
Kush e vrau Admir Muratajn? Flet ministri i Brendshëm: Nuk besoj që...

Ministri i Punëve të Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se i duhet lënë në dorë organeve që po hetojnë, zbardhja e grabitjes në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, duke thënë se do të jenë pikërisht këto hetime që do të saktësojnë nëse Admir Murataj është vrarë nga policia apo jo. I ftuar në "Repolitix", ministri thotë se nuk është interesuar të dije se si shkojnë hetimet, por shtoi se nuk beson që të kenë qenë anëtarët e bandës ata që vranë kreun e grupit.

"Zërat në media është e kotë të komentohen, ose media fantazon ose media ka marrë informacione sekrete nga një dosje që është në hetim. Sa i përket dosjes nuk kam dijeni, nuk kam kompetencë të kem dijeni për dosjen. As mund t'i pohoj as ti mohoj ato që thotë media. Unë besoj se janë fantazi se kam besim tek integriteti i njerëzve që po merren me hetimin. Ka pasur një deklaratë të policisë që i mohon këto. Kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese sepse njëri nga anëtarët e saj ka mbetur i vrarë. Është një supozim i madh që ministri i fut hundët në dosje, e para nuk më lejohet, e dyta nuk jam i interesuar, sepse nuk më intereson në nivelin edhe personal. Kureshtja ime orientohet në drejtime të tjera. Nuk mund të them se kush e ka vrarë Admir Murataj, kjo është një çështje që do të dalë nga hetimet. Nuk ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët në aksion e sipër. Vrasja e tij është ende e panjohur përsakohë nuk është mbyllur hetimi. Kureshtja e madhe në këtë drejtim, i mirëkuptoj gazetarët, por kam parë një diskutim malinj në ditët e para që u munduan të rrëmojnë se kush nga policët e ka bërë këtë", tha Lleshaj.

Ora 20:52
Meta ktheu vettingun në polici, Lleshaj: Argumente jo ligjorë, asgjë nuk ka ndryshuar nga ligji i vjetër

I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit, duke thënë se argumentet e tij janë të gjetura, presidenciale, dhe jo ligjore. Përballë moderatorit Denis Minga, ministri Lleshaj tha se është një frymë që çdo iniciativë e qeverisë duhet të kundërshtohet. Lleshaj shtoi se nga ligji i vjetër nuk është ndryshuar asgjë në thelbin e procesit të fundit.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se është hequr kufizimi kohor për kryerjen e vettingut për shkak të numrit të lartë të punonjësve që do të duhet të kalojnë këtë proces.

"Argumente presidencial shumë interesantë, por jo ligjorë. Presidenti ka kompetencë ta kthejë ligjin, ndërsa argumentet janë presidenciale. Shqetësimi kryesor është qeveria, ndërkohë që qeveria është autoriteti përgjegjës për ta realizuar vettingun.  Një frymë që mbërrin në kufijtë e të paarsyeshmes, ku gjithçka që vjen nga qeveria është problem. Vetting do të duhej të kishte cdo organizëm i gjallë, në cdo institucion duhej të kishte vetting. Është një proces i përhershëm. Ku ka një strukturë një organizatë ajo duhet të pastrohet. Kjo është në frymën e gjithë procesit që po ndodh me reformën në drejtësi.

Nuk është hequr struktura e jashtme e vettingut, ajo merret nga fillimi në fund të procesit. Komisioni i jashtëm bën vettingun e majës së policisë së shtetit, gardës dhe SHCBA-së. Ky komision zgjerohet duke krijuar komisionin qendror që bën vettingun e nivelit të mesëm. Pjesa e jashtme plus pjesën që u shtua i shtohet edhe një kontigjent nga ata që vetohen dhe bën vettingun e gjithë strukturës.

Faza 1- Komisioni i jashtëm

Faza 2 - Shtohen përfaqësues nga Policia dhe Garda dhe SHCBA që kaluan vettingun nga Komisioni i Jashtëm

Faza 3 - Shtohet mbi 200 veta, dhe në çdo proces, Komisioni i Jashtëm është pjesë e strukturës.

Janë argumente të gjetura, sepse nuk ka ndryshuar asgjë në thelbin e vettingut", tha Lleshaj.

"Ne kemi dyshime që mund të kemi probleme në policinë e shtetit, por jo kriminelë. Ftoj këdo ta mendojë qoftë edhe një moment pa policinë Shqipërinë", shtoi ministri.

Ministri tha se nuk e priste këtë vendim të Presidentit Meta.

"Ligji aktual e byll vlefshmërinië e tij në mars 2020, ende nuk ka filluar procesi i dosjes së parë, por do të marrë kohën e vet se janë procese ligjore super të ndërlikuara. Nëse e hapim sot dhe aecim me ritmin e reformës në drejtësi, më tej ligji pushon vlefshmërinë dhe procesi stopohet. I kam propozuar kuvendit në mënyrë që ligjin ta zbatojmë, të heqë afatin kohor. Asnjë argument tjetër nuk ka lidhje, sepse janë të njëjtët njerëz", theksoi ministri i Brendshëm.

Nga studio e "Repolitix", ministri tha se beson se Parlamenti do të kalojë të njëjtin ligj pa reflektuar argumentet e Presidentit, pasi sipas tij, ligji ka qenë i plotë.

"Sigurisht që ky ndryshim ligjor është vullnet politik i një shumice politike, që ka gjetur miratimin e Parlamentit të Shqipërisë. besoj se ligji nuk do ta humbë miratimin e Kuvendit. Unë i kam hedhur një sy rezervave të argumenteve të presidentit, dhe nuk shoh ndonjë argument për të bërë ndryshim ligjor. Ne nuk kemi çuar një dokument të çalë tek presidenti, kemi çuar një dokument të plotë", tha Lleshaj.

Në përfundim të kësaj tematike, ministri tha se e respekton presidentin, por nuk mban komunikime me të.

"Ministri i Brendshëm nuk mban komunikim të Brendshëm me Presidentin. Marrëdhënia është normale, unë e respektoj presidentin e Republikës", tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 22/04/2019 09:06

    E ndoqa pak me vemendje ne intervist dhe nje respekt maksimal per Z. Lleshaj. Si ty duhen me shum njerez qe te drejtojn Shqiprin. Nje person qe mendon mos ti hedh balt femijve te tij ne anes te punes qe ben eshte her e par qe degjohet nga nje politikan ne shqipri. Ose then me ndryshe un e kam per her te par qe degjoj. Nje super intervist. Respekte Z Minsiter dhe nje detyre sa me te shendetshme per vendin ton te dashur.

    Përgjigju
  • AltinTop: 20/04/2019 10:26

    Me ne fund nje politikan qe mendon per Shqiptaret!! Bravo Sander!!

    Përgjigju
  • Ardi: 20/04/2019 08:35

    RESPEKTE BURRË I LART.

    Përgjigju
  • Koli: 19/04/2019 23:44

    Ti je per president! Respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari