Kush e zhduku Chen Qiushi, qytetari-gazetar ‘i humbur’ prej një jave në Wuhan, epiqendra e koronavirusit?

Kush e zhduku Chen Qiushi, qytetari-gazetar ‘i humbur’ prej një jave në Wuhan, epiqendra e koronavirusit?

Pas gati një jave bredhëse nëpër rrugët e shkreta të Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, ku me celularin e tij filmonte të vdekurit dhe të sëmurët e shtruar në spitalet e mbipopulluara, Chen Qiushi filloi të ndjehej i persekutuar jo vetëm nga spektri i virusit, por më kryesorja nga autoritetet e Partisë Komuniste Kineze.

Në postimet e tij të fundit në internet, Qiushi - një avokat 34-vjeçar që u bë një vlogger (video bloger) dukej i shembur përtokë nga gjithçka.

Me flokë të pakrehur dhe sy të lodhur, ai ishte pothuajse hija e vetvetes. Njëriu dikur energjik për t’i treguar botës se çfarë po ndodhte në metropolin e karantinuar, ishte si një i vdekur që ecën.

Chen Qiushi  bashkë me Fang Bin ishte ndaluar për pak kohë nga autoritetet lokale duke bërë që Amnesty International të apelonte kundër censurës. 

Chen Qiushi ka humbi gjurmët që nga e enjtja e kaluar. Sipas anëtarëve të familjes së tij, ai ishte vënë në karantinë të detyruar nga policia. 

Chen kishte mbërritur në Wuhan, kryeqytetin e Hubei, epiqendrën e epidemisë së koronavirusit, më 24 janar, dhe një ditë më pas qyteti u izolua nga pjesa tjetër e botës.

Javën e kaluar, në një intervistë për BBC, ai tha se nuk ishte i sigurt se sa kohë mund të vazhdonte të tregonte atë që po ndodhte. "Censura është aq e rëndë sa llogaritë e njerëzve në mediat sociale janë mbyllur”- tha ai.

Raportet e tij amatore ofruan një pamje kritike të gjendjes së qytetit, përfshirë gjendjen e spitaleve dhe repartet e sapo-ndërtuara të izolimit. 

"Kam frikë, kam virusin përpara dhe oficerët e zbatimit të ligjit kinez pas meje," u tha Chen shikuesve në një video të regjistruar në 30 janar, para se të zhdukej. 

"Por unë do t'i mbaj lart shpirtrat e mi, për sa kohë që jam gjallë dhe në këtë qytet do të vazhdoj raportet e mia," shtoi ai. 

Videot dhe llogaritë personale të Chen u censuruan nga faqet e mediave sociale kineze, por ai vazhdoi  të postojë në Twitter dhe YouTube, ku shpesh i tejkaloi një milion shikime. 

Chen Qiushi  u bë një nga fytyrat më të njohura të asaj lëvizjeje të vogël, por të vendosur të të rinjve që sfiduan monopolin e informacionit të autoriteteve kineze. Ai publikoi mbi 100 video dhe ‘kronika’ nga Wuhan brenda dy javësh, duke treguar njerëz të sëmurë të grumbulluar në korridoret e spitalit dhe sa e vështirë është për banorët beteja me koronavirusin.

"Pse jam këtu? Unë mendoj se është detyra ime të raportoj si qytetar", tha ai në një video, duke filmuar veten me ndihmën e një shkopi selfie jashtë një stacioni treni. "Çfarë lloj gazetari je nëse nuk guxon të vraposh në vijën e parë në kohën e katastrofës?"Shqetësim dhe lot. Chen Qiushi u zhduk javën e kaluar.

Miqtë e tij, të cilët e thirrën në telefon disa herë në ditë për të parë nëse ai ishte gjallë, treguan se ai nuk iu përgjigjej telefonatave.

Më 6 shkurt, nëna e Chen Qiushi  raportoi zhdukjen e tij, e bindur se ai ishte shtruar në spital dhe ishte vendosur në karantinë me forcë. Sidoqoftë, autoritetet mohuan që ata ishin në dijeni të faktit.

Të ‘armatosur’ vetëm me smartphone dhe llogari në rrjetet sociale, gazetarë-qytetarë treguan histori të jetës së përditshme nga krahina e Hubei. Një operacion mediatik i paautorizuar dhe i paparë në historinë e epidemive dhe katastrofave që kanë prekur Kinën vitet e fundit.

Një dorezë e zezë, e inicuar nga Partia Komuniste Kineze, kontrollon narracionin publik qysh prej vitit 1949.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 1018 numri i viktimave, 43 111 konfirmohen të infektuar, vaksina provë testohet te minjtë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën