TIRANË- Volodymyr Shkurov është ambasadori i parë ukrainas rezident në Tiranë, për të cilën presidenti Ilir Meta e konsideron si një ngjarje historike për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shkurov i paraqiti ditën e sotme letrat Kredenciale kreut të shtetit, ku theksi u vu në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës. Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.
Presidenti Meta falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës. Gjithashtu, Kreu i Shtetit përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Kush ishte ky cv dmth sna thate apo ce deshe...
PërgjigjuSa te kete kundershtare lulkat e liket me salihet e moniket ska nevoje p*lla i gjate me bo fushat se e ka te marme.hankshin koken e njani tjetrot inshallah.
Përgjigju