Arben Kraja, nga Shkodra, i cili sot u zgjodh, Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit. Prozhektorët e medias u kthyen ndaj tij vite më parë atëherë kur hetoi Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm, por që iu nënshtrua hetimeve në pozicionin e ish-ministrit të Transporteve. Basha së bashku me ish-zyrtarë të rrugëve, u vendos nën përgjegjësi për rrugën Durrës-Kukës, dosjen e Armando Prengës për incidentin e Lagunës së Patokut, por edhe deputetë e ish-deputetë të tjerë të gjykuar në Gjykatën e Lartë gjatë maratonës së dhjetëra çështjeve të gjykuara për akuzën e shpifjes. Arben Kraja është konfirmuar në detyrë dhe flet 2 gjuhë të huaja Anglisht, italisht. Për sa i përket Pasurisë përgjatë verifikimit në Vetting ai ka dal i pastër dhe e ka justifikuar të gjithë pasurinë që gëzon.
Nisja e karrierës së Arben Kraja:
1983-1987
Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Diplomuar për Ekonomi Politike.
1989-1992
Ka kryer studimet në UT, Fakulteti i Drejtësisë Diplomuar Jurist.
Dhjetor 1987-Mars 1992
Hetues.
Ka ushtruar detyrën si hetues në Hetuesin e Rrethit Gjyqësor Shkodër duke kryer hetime të rasteve të ndryshme bazuar në legjislacionet në fuqi.
Prill 1992- Shkurt 1993
Jurist
Ka ushtruar detyrën e juristit pranë Degës së Policisë Financiare Shkodër, duke kryer detyra në përgatitjen e dokumenteve dhe këshillimin e drejtuesit të degës nga ana juridike.
Mars 1993-Janar 1995
Hetues
Ka ushturar detyrën e hetuesit në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kryer hetim.
1995-1997
Porkuror në Prokurorinë e Përgjithshme
1997-2000 zevendes kryetar i pare i KLSH.
2001-2002 Drejtor I Njesise Antikorrupsion ne Keshillin e Ministrave
2002-2007 Prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme
2007-2009 Prokuror drejtues Sektori.
2009-2013 Prokuror drejtues Sektori
2014-2015 Drejtues i Seksioni kunder korrupsionit dhe hetimit te aseteve kriminale.
Lajmi kryesor: