Ngrihet SPAK! 8 prokurorët betohen tek Meta, Arben Kraja zgjidhet drejtues: I ashpër brenda ligjit, kush e shkel duhet të trembet

TIRANË- Ngrihet "bërthama" e drejtësisë së re, SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, që do të hetojë zyrtarët, prokurët dhe gjyqtarët e korruptuar.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot në krye të SPAK, prokurorin Arben Kraja, ndërsa 8 anëtarët e këtij institucioni u betuan këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta. 

Eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore i dha Krajës, ish- kreu i Dekriminalizimit 6 votat e nevojshme, e ndërsa kandidatët e tjerë, përkatësisht Altin Dumani ka marrë 4 vota e ndërsa Edvin kondilli vetëm një, atë të kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi. 

Me ngritjen e SPAK janë shkrirë automatikisht Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pas 15 vitesh nga krijimi i tyree ndërsa gjithashtu ndryshon edhe roli i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

"Ka qenë zgjedhja më e vështirë. Ne i analizuam kandidaturat për kundjet 7 kritereve, me këtë vendim ne vendosim gurin e fund të SOAK. Roli i KPL ndryshon. Nëse deri tani jemi parë si themelues, tani rolin jonë merr trajtën e garancisë së SPAK. Fjala është për ta", tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Ndërkohë nesër 20 dhjetor ora 9.30, kreu i KLP, Gent Ibrahimi bashkë me kryetaret e komisioneve në Këshill, do të jenë prezent në ditën e parë të punës së SPAK tek godina e  Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me këtë rast do të prezantohet dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Kush është Arben Kraja, prokurori që do të drejtojë SPAK-un

Arben Kraja, nga Shkodra, i cili sot u zgjodh, Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit. Prozhektorët e medias u kthyen ndaj tij vite më parë atëherë kur hetoi Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm, por që iu nënshtrua hetimeve në pozicionin e ish-ministrit të Transporteve. Basha së bashku me ish-zyrtarë të rrugëve, u vendos nën përgjegjësi për rrugën Durrës-Kukës, dosjen e Armando Prengës për incidentin e Lagunës së Patokut, por edhe deputetë e ish-deputetë të tjerë të gjykuar në Gjykatën e Lartë gjatë maratonës së dhjetëra çështjeve të gjykuara për akuzën e shpifjes. Arben Kraja është konfirmuar në detyrë dhe flet 2 gjuhë të huaja Anglisht, italisht. Për sa i përket Pasurisë përgjatë verifikimit në Vetting ai ka dal i pastër dhe e ka justifikuar të gjithë pasurinë që gëzon.  

Nisja e karrierës së Arben Kraja:

1983-1987
Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Diplomuar për Ekonomi Politike.

1989-1992
Ka kryer studimet në UT, Fakulteti i Drejtësisë Diplomuar Jurist.

Dhjetor 1987-Mars 1992
Hetues.
Ka ushtruar detyrën si hetues në Hetuesin e Rrethit Gjyqësor Shkodër duke kryer hetime të rasteve të ndryshme bazuar në legjislacionet në fuqi.

Prill 1992- Shkurt 1993
Jurist
Ka ushtruar detyrën e juristit pranë Degës së Policisë Financiare Shkodër, duke kryer detyra në përgatitjen e dokumenteve dhe këshillimin e drejtuesit të degës nga ana juridike.

Mars 1993-Janar 1995
Hetues
Ka ushturar detyrën e hetuesit në Drejtorinë e Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kryer hetim.

1995-1997
Porkuror në Prokurorinë e Përgjithshme

1997-2000 zevendes kryetar i pare i KLSH.
2001-2002 Drejtor I Njesise Antikorrupsion ne Keshillin e Ministrave
2002-2007 Prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme
2007-2009 Prokuror drejtues Sektori.
2009-2013 Prokuror drejtues Sektori
2014-2015 Drejtues i Seksioni kunder korrupsionit dhe hetimit te aseteve kriminale.

Ora 16:30
'Shqiptarët duhet të kenë besim, do akordohemi me ndërkombëtarët' Flet për herë të parë kreu i SPAK, Kraja: Kush shkel ligjin duhet të trembet

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur për herë të parë pas zgjedhjes në këtë post. Kraja ka deklaruar se të gjithë ata persona që shkelin ligjin pavarësisht se kush janë duhet të tremben. I pyetur nga gazetarët për 'ashpërsinë' në këtë detyrë Kraja është shprehur se do të jetë i ashpër por brenda ligjit.

Ndër të tjera Kraja është shprehur se shqipatrë duhet të kenë besim tek i gjithë grupi i SPAK pasi do të punojnë drejt. Kraja nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunimin me nderkombëtarët ku ka thënë se do të përpiqen të ndryshojnë edhe opinionet negative,

"Besoj se do të e çojmë bashkë me të gjithë të tjerët atë që kemi nisur. Padiskutim si të gjithë të tjerët. Dosjet ata që janë do të zgjidhen të gjitha me rradhë. Ka qenë një nga prioritete tona që kemi vendosur për të rakorduar dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar për të rvlerësuar opininon negativ për punën tonë. Sot shqiptarët duhet të bësojnë se të gjithë ne si grup do të punojmë. I ashpër brenda ligjit kush shkel ligjin duhet të trembet." tha Kraja. 

Ora 15:21
Mbledhja e KLP-së, Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK-ut

Nga tre kandidatë është zgjedhur Arben Kraja si kryetar i SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se eksperienca e tij në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore i kanë dhënë atij 6 vota "pro". Ndërsa kandidati tjetër, Edvin Kondili ka marrë vetëm një votë, atë të kryetarit të KLP-së, Gent Ibrahimi.

 

Ora 15:07
Gara për SPAK/ Kush është prokurori i dosjeve të nxehta që mori 6 votat e nevojshme

1576764517_1576763395klp.jpg

Arben Kraja merr 6 vota. Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla votuan "pro". Nëse Edvin Kondili merr më pak se 6 vota, atëherë automatikisht ai është kreu i SPAK, por pritet derisa të përfundojë procesi i votimit.

Ora 14:49
Gara për kreun e SPAK/ Skualifikohet Altin Dumani

Skualifikohet nga gara për kreun e SPAK, Altin Dumani. Ai ka arritur që të marrë 4 nga 6 votat që duhet. Pro tij kanë votuar Esmeralda Cani, Besnik Cani, Tartar Bazaj dhe Arben Dollapaj. 

Ora 14:48
Gara për kreun e SPAK/ Kandidati: Të përjashtohet Bazaj, ka konflikt interesi

Kandidati Arben Kraja ka bërë një kërkesë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për konflikte interesi. Shkak për këtë është se Kraja ka pasur dosjen e Bazajt i cili ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ. 

Ora 14:17
Përplasje KLP-KLGJ për sallën, shtyhet përzgjedhja e kreut të Strukturës së Posaçme

Ishte parashikuar që të niste në orën 13:30 seanca për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK, por ajo është shtyrë. Shkak është bërë se salla ku ishte parashikuar që të zhvillohet ky proces është zënë nga KLP-ja. Ndonëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka më se një vit që është krijuar, ajo ende nuk ka një sallë ku zhvillon mbledhjet.

Ora 09:56
Shkrihen 'Krimet e Rënda'/ SPAK nis zytarisht detyrën, betohen te Meta 8 prokurorët (FOTO)

TIRANË- Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) 'ndez motorët'. 8 prokurorët janë betuar mëngjesin e kësaj të enjte në Presidencë tek kreu i shtetit, Ilir Meta.  

Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani kanë marrë zyrtarisht detyrën, si anëtarë të një prej institucioneve më të reja dhe të rëndësishme të drejtësisë.

"Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!” Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar" , njofton Meta. 

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së. 

Prokurorët e betuar 
Altin Dumani 
Arben Kraja 
Edvin Kondili 
Elida Kaçkini
Enkeleda Millonaj
Behar Dibra
Klodian Braho
Ened Nakuçi

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asd: 20/12/2019 18:59

    Tek asnje emer nuk do te kisha besim, pervecse tek ata qe investuan, formesuan dhe paguajne per SPAK. Megjithate uroj prokuroret te rrisin kurajon dhe te ndergjegjsohen per pritshmerite e popullit shqiptar; Kush ka frike nuk duhet te beje heroin por thjeshte te largohet 1 minute me pare. Trim nuk lind, por behesh. Gjithe shpresat tona jane qe keta te behen trima dhe trimeria t'u vije ne aksion e siper. Keto vende pune nuk jane per te marre rroga, por per te qene gjuetare te apasionuar.

    Përgjigju
  • Tony: 19/12/2019 23:46

    Po cfar spaku leshi eshte ky me u betu para kryehajdutit ilir floririt.marrezirat skan te sosur ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Kajo Karafili: 19/12/2019 18:41

    Ka fut njeri ne burg i sapo zgjedhuri? Apo mer dosje le qe te behen me pluhur. Nga cv me teper ka ber hetus. Hajt per hajer.

    Përgjigju
  • Koli: 19/12/2019 18:18

    Ne prag te 2020 te caktosh nje hetues te komunizmit si kreun e SPAK, me nder jush po si i thone anglezet "WTF"! Te pakten kishit vene nje me magjistrature. Ky vetem burokrat zyre del nga cv (vc). Asnje pune si prokuror.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/12/2019 17:27

    E nisën mbarë, u betuan te Meta

    Përgjigju
  • Bruno: 19/12/2019 17:20

    SPAK: berthama e re e korrupsionit.

    Përgjigju
  • vlora: 19/12/2019 16:37

    Po c'drejtesi. Kraja kishte dosjen e rruges se kombit. E vonoi dogji afatet. Basha shpetoi. Pse u be perzgjedhja sipas pikezimit te aftesive profesionale. Pse duhej votimi? Vend hajdutesh. Asgje nuk do e gjen meten.

    Përgjigju
  • Cufi: 19/12/2019 16:25

    HAJT ME KOME TE MARE,,DHE MOS LINI SALI,METE,E BASHE NE KEMBE....

    Përgjigju
  • Daja: 19/12/2019 15:49

    Shume i vrerosur je Like Ziu,bere c,bere nuk e ndale dot SPAK-un.

    Përgjigju
  • Populli: 19/12/2019 15:43

    U betuan thjeshte dhe pa ju dridh qerpiku,u betuan se do ta fillojne nga ty i pari qe e ngre koken boshe si idiot.

    Përgjigju
    • Ardjan: 19/12/2019 17:31

      Dhe më në fund komshia i lkes dhe salês tek gjiri i lalëzit zgjidhet në krye tê spak!!! Bravo!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit