Biznesmeni Orest Sota ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.
Sota rezulton se është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro, por kjo çështje është pushuar më pas.
Në prill të këtij viti, sipas mediave Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t, çështje për të cilën rezulton në kërkim edhe Ergys Agasi me të cilin Sota njihet për lidhjet e miqësisë. Po ashtu, Sota rezulton edhe ish-ortak në Equos, pronë e Agasit. Në SPAK, Sota është pyetur edhe për lidhjen me Agasin.
Lajmi kryesor:
Goditen 2 grupet që trafikuan 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine, SPAK lëshon 20 masa sigurie! Ilir Shtufi kapet në Greqi, në pranga edhe Sota, në kërkim Artur Shehu! Sekuestrohen 18 vila e 336 llogari bankare (EMRAT)







