

RTK-ja dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar exit-pollin për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura sot, për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky exit-poll.
Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime.
“Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që margjina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.
Ndërkohë, në bazë të këtij exit-polli fituese e zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28,1 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 27,9 për qind dhe PDK-ja me 25,8 për qind.
Ndryshe, exit-pollet janë rezultate jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave.
Në bazë të ligjit, institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.
Lajmi kryesor:
Vetëvendosje fiton në Kosovë! Albin Kurti flet si kryeministër: Ftesë LDK-së për koalicion
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
39.8%
-
JO
49%
-
NUK E DI
11.2%
Vota total: 839
Lajme të tjera
-
Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti: Zbatimi duhet të niste që dje, ndërkombëtarët të dënojnë Beogradin
21 Mars, 11:16
-
Lista Serbe humb besimin e simpatizantëve, sondazhi tregon rënie të numrit të mbështetësve serbë në veri të Kosovës
14 Mars, 12:10
-
Vuçiç: Kurti i vendosur kundër Asociacionit, është inkurajuar nga vendimi për liberalizimin e vizave me BE! Nuk nënshkruaj kapitullimin
9 Mars, 22:44
-
Shqiptarët e Kosovës protestë në Zvicër kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe
4 Mars, 19:00
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, peng i frymës së dialogut
2 Mars, 14:25
-
Krah Lewandowskit dhe Benzemasë, Vedat Muriqi: Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, do ndihmoj që Spanja të njohë Kosovën
1 Mars, 20:28
-
New Born 15 vjeç! Disa reflektime për Kosovën
28 Shkurt, 13:39
-
Shkëlqeu te Partizani, i vendosen prangat ish-sulmuesit të Superligës
24 Shkurt, 15:51
-
Edon Zhegrova shkëlqen në Ligue I, shqiptari i 'lë targën' Messi-t dhe Mbappe-së
23 Shkurt, 22:01
-
Media franceze: Skandal në futbollin e Kosovës, katër ndeshje të trukuara në Superligë
23 Shkurt, 21:35
-
127 qytetarë nga Kosova morën pasaportën shqiptare në 2022, Hoxha: Fluks i madh aplikimesh në Kukës e Has
18 Shkurt, 15:36
-
Tifozët 'Kuq e Zi' urojnë Pavarësinë e Kosovës: Dardani, u bëfsh Shqipëri!
17 Shkurt, 11:50