Akuzat për implikimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës bashkuan zyrtarisht dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI. Menjëherë pas publikimit të përgjimeve italiane, ku përmendej emri i Tahirit, filluan lëvizjet në radhët e opozitës.

Vetëm tri ditë më parë, Monika Kryemadhi e LSI u ul në tryezë me Lulzim Bashën e PD dhe aleatët e këtij të fundit, duke dalë në një qëndrim të përbashkët kundër Tahirit dhe kryeministrit Rama, të cilët kërkuan dhe largimin e këtij të fundit.

Ky hap i opozitarëve është ndjekur nga dhe ndjekësit e rrjeteve sociale, të cilëve nuk iu kanë shpëtuar dhe detajet. Rrjetet kanë shpërthyer në ironi e gallata, teksa iu vënë dhe një epitet secilit politikan të ulur në tryezë, mes të cilëve spikat ajo e Bashës. Qytetarët e lidhin kreun e PD me tri akuza të rënda, siç janë ajo e ‘21 Janarit’, ‘shitja e detit’ dhe ‘Rruga e Kombit”.

tryeza opozitare
(Foto e publikuar në rrjetet sociale)

d.c./shqiptarja.com