Kush është gjykatësi i kësaj kohe vjedhjesh e hajdutësh në Shqipëri?

Kush është gjykatësi i kësaj kohe vjedhjesh e hajdutësh në Shqipëri?

Askush veç frikës dhe marrëzisë të të korruptuarëve.

Frika dhe marrëzia janë bashkuar në sjelljen e të korruptuarve të mëdhenj të shtetit që tani ndihen pa shpresë, si pasojë e reformës në drejtësi. Prandaj, gjithçka po drejtohet nga kjo psikologji frike.

Po, nga vjen kjo frikë e tejëzgjatur në tre vjet rresht? Kjo vjen nga presioni i politikës dhe ekspertizës amerikanë kundrejt hetimit të pasurisë së korrupsionit kryeministror shqiptar.

Korrupsioni iu drejtua popullit për kryengritje që të shpëtonte gjënë e vjedhur. Por ky revolucion antireformë i Saliut dështoi nga ushtrimi i forcës amerikane, ndonëse nuk kishte asnjë gjasë që kryengritja të ndodhte. Por, siç po shihet, dështimi ka mërzitur më shumë Ramën se Bashën.

l.
Rama i mërzitur i shkruan letra lutëse Bashës që të takohen për marrëveshje. "Hajde bashkohemi se ti do të fundosesh" , i thotë ai Bashës. Po ç'është kjo logjikë që t'i lutesh kundërshtarit të dhunshëm e t'i thuash "aman mos u fundos"!!!

Ndërsa Basha nuk flet me Ramën se "kam vënë kusht për marrëveshje", thotë ai. Por Basha në fakt nuk e di ç'është kushti në një kontratë, se nuk e njeh juridikisht as kushtin pezullues, as kushtin zgjidhës të një kontrate.

Ndërkohë, Rama i ka dërguar Bashës letrën e pestë e të gjashtë që e fton të takohen.
Dhe Basha këmbëngulës vijon të kërkojë dorëheqjen e Ramës, por nuk ka forcë. 
Rama është keq pse dështoi Saliu, kurse socialistët që dinë të mendojnë po e mbajnë ende Ramën si kryetar. (!)

ll.
Kush dëmtohet me dorëheqjen e Ramës: Basha apo Rama.
Dorëheqja ime, thotë Rama, na varros të dyve. 
Po shkatërrimi i lidërshipit të vjetër të PD-së, dhe ristrukturimi i saj, kë dëmton? "Kjo më shkatërron mua"; thotë Rama.
Pikërisht këtë ka frikë Rama, sepse ai nuk mund ta pranojë ristrukrurimin e Partisë Demokratike drejt intelektualizmit. Por në të njëjtën kohë ka edhe frikë nga Reforma në Drejtësi.

Këtë frikë e ka edhe Berisha edhe Basha; dhe i gjithë korrupsioni, i djathtë dhe i majtë, domethënë edhe Meta.

Por Meta ka ikur fare, nuk di se çfarë po flet. Kuptohet se e kishte shpresën te revolucioni Berisha. Lodhen dhe shpresojnë kot. Këta të korruptuar nuk e mundin dot politikën amerikane në Shqipëri.

Edhe Ramë ziu lodhet kot. Asgjë nuk bën dot. Është i kapur dhe nuk ka më asnjë forcë për të ndaluar Reformën. Edhe këtë kryeministër e kap reforma në drejtësi. Por tani Rama luan si ai peshku i kapur në rrjetë që kërkon të çajë rrjetën.
Por këtë po kërkon të bëje edhe Basha, edhe Saliu. Në fakt, koha po tregon se e kanë të pamundur.

lll.
Dërgon letra Ramë ziu në adresë të Bashës, ka shpresë si ajo e para dy vjetëve. "Më ke vjedhur votat", thotë Basha. Ku ka vjedhur vota Rama?!! Rama donte të mos kishte 71 deputetë, se kish menduar koalicion PS -PD për të bllokuar reformën në drejtësi. Por, ja që, një dorë magjike, që donte të shpëtonte Shqipërinë, i dha Ramës pesë deputetë; që ky me partinë e tij shkoi 75 deputetë në Parlamentin me 140 të tillë.

Kur mori 75 deputetë, Rama nuk doli nga shtëpia dy ditë prej marazit. Tani lodhet kot. Politika e madhe perëndimore nuk e pranon as revoltën e dhunshme të Berisha-Bashës dhe as kompromisin e Bashës me Ramën, sepse ajo politikë tani e ka marrë Parlamentin e Shqipërisë dhe don të shpejtojë Reformën në Drejtësi. Kurse Rama kuptohet se po punon në vakum.

Revolucioni antireformë dështoi me forcën e politikës amerikanë. 
Atëherë, pse nuk dorëzohen këta derdimenë?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 27/05/2019 12:40

    Mire basha i tille eshte se vjen nga stepat e veriut, por edhe Rama qe eshte edukuar ne nje ambient mbytes anadollak tinanas. Ky eshte realiteti shqiptar, tipik osman korruptues degjenerues dhe te krishteret duhet ti pershtaten ne menyre qe te mbijetojne.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 27/05/2019 12:06

    AVUKATI TAKU PO BEN MARRZIN E RADHES KUR BARAZON HAJDUTET E VRASESIT SALI LULI,LIKE ME KM RAMA PSE KY NUK I DHA NJE KOLLTUK MINISTROR. -RAMA ESHTE NXITSI I REFOMES NE DREJTESI PASI KERKOI MBESHTETJEN E SHBA+GJERMANISE.DHE ATO DO E MBESHTETNIN POR AI DUHET TA VOTONTE.DHE RAMA KERKOM 71 DEPUTET NE 2013.DHE I MORI.DHE DETYROI PD+LSI ME ANEN E LU..TA VOTONIN.DHE NE 2016 U VOTUA ME 140 DEPUTET.DHE PER 2017 RAMA MORI 74 DEPUTET SE POPULLI PA TE AI REFORMATORIN NR.1 PER TE BERE SHQIPETINE. -DHE TAKU TA DIJE MIRE SE RAMA KA MBESHTETJEN 95 % TE POPULLIT,BE,SHBA..PER REFORMAT SHTET-FORMUESE.QEPE TAKU SHPIFS PER RAMEN..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja