Kush është kancelari i ri i Gjermanisë dhe… ‘tradhtari’ Lulzim Basha i Shqipërisë!

Kush është kancelari i ri i Gjermanisë dhe… ‘tradhtari’ Lulzim Basha i Shqipërisë!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Një bashkëpunim i mundshëm i Lulzim Bashës me Edi Ramën, në Shqipëri e quajnë tradhti, ndërsa në Gjermani një i tillë konsiderohet domosdoshmëri. Ose një normalitet.

“Konservatorët” shqiptarë të ditëve të fundit, përshirë edhe LSI-në, sulmojnë ashpër një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, sepse, siç duket, ata nuk mund ta përfytyrojnë veten pa pushtet, pak rëndësi ka fakti se sa numra kanë në Kuvend.

Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe Liberalët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, duke i hapur rrugën ministrit të financave, Olaf Scholz, për të pasuar Angela Merkelin, në udhëheqjen e ekonomisë më të madhe të Evropës.

Të trija partitë  prezantuan marrëveshjen e tyre të koalicionit të mërkurën pasdite, fryt i gati dy muajsh negociata intensive pas zgjedhjeve kombëtare të 26 shtatorit që u fituan me një rezultat të ngushtë nga Social-Demokratët. Zgjedhjet shënuan një pikë kthese në politikën gjermane.

Me dorëheqjen e Merkelit nga skena pas katër mandatesh si kancelare, Kristiandemokratët pësuan rezultatin e tyre më të keq të arritur ndonjëherë dhe u detyruan të dalin në opozitë për herë të parë në 16 vjet dhe për herë të tretë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ata do të pasohen nga një koalicion “semaforik”, i quajtur sipas ngjyrave përkatëse të partive – e kuqja për PSD-në, e verdha për Demokratët e Lirë dhe jeshile për të Gjelbërit.

Kjo do të jetë aleanca e parë e tillë në nivel kombëtar në historinë e Gjermanisë dhe pritet të vendosë luftën kundër ndryshimeve klimatike; në krye të axhendës së saj. Kryenegociatorët e tre partive zyrtarizuan të mërkurën pasdite marrëveshjen, pas një raundi përfundimtar bisedimesh.

Qeveria e re do të betohet në Bundestag në fillim të muajit të ardhshëm. Partnerët e koalicionit ndahen në ide dhe politikë, por i bashkon e ardhmja e Gjermanisë, detyrë e së cilës është udhëheqja e Europës.

Megjithëse një nga partitë konservatore përjashtoi rritjen e taksave dhe çdo ndryshim në frenimin e borxhit, kufizimin kushtetues të Gjermanisë për huamarrjen e re, çka këto edhe pse bien në kundërshtim me atë të kancelarit dhe partisë së tij, pritet gjerësisht që udhëheqësi i saj, Christian Lindner, të emërohet si ministri i ri i financave të vendit.

Marrëveshja e koalicionit shënon një fitore të madhe për Scholz, një nga politikanët më me përvojë dhe më të njohur të Gjermanisë. Një ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut, ai ishte gjithashtu ministër i punës nën qeverinë e Merkelit dhe një zyrtar i lartë në PSD kur lideri i saj Gerhard Schröder ishte kancelar. Scholz u bë ministër i financave në vitin 2018 dhe fillimisht ndoqi të njëjtat politika të kujdesshme fiskale si paraardhësi i tij Wolfgang Schäuble.

Megjithatë, kur Gjermaninë e goditi pandemia e koronavirusit, ai me vendosmërinë e tij dhe me pëlqimin e Merkel hapi ‘thasët’, duke marrë shuma të mëdha borxhi për të ndihmuar industrinë dhe biznesin, në atë që u konsiderua gjerësisht si programi më bujar i ndihmës emergjente në Evropë.

Ai gjithashtu luajti një rol kyç në drejtimin e fondit të rimëkëmbjes së BE-së, kur blloku arriti të merrte sasi të mëdha borxhi për herë të parë, me qëllim për të financuar grante dhe kredi për ekonomitë evropiane të goditura nga pandemia.

Kancelari i ri dhe partia e tij janë në një linjë me Merkel, madje edhe më të vendosur se ish-kancelarja, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë