Kush është milioneri Ramiz Kelmendi, biznesmeni kosovar pro serb, importuesi kryesor i mallrave nga Serbia

Kush është milioneri Ramiz Kelmendi, biznesmeni kosovar pro serb, importuesi kryesor i mallrave nga Serbia

Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti aktual i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi është importuesi kryesor i mallrave serbe në Kosovë dhe një nga lobuesit më të fortë për heqjen e taksës 100%, që qeveria kosovare ka vendosur së fundmi për produktet që vijnë nga Serbia.

Ky qëndrim i tij pro serb, të cilin e ka shprehur disa herë hapur në media, është i lidhur ngushtë me interesat e tij financiare. Si pronar i kompanisë “Elkos Group”, nga të dhënat zyrtare të doganave kosovare, rezulton se deputeti supermilioner i LDK-së të jetë një nga importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe në Kosovë. Kjo ka krijuar goxha debate në Kosovë.

Siç raportojnë mediat e shumta kosovare, kompania e Kelmendit është në top listën e kompanive që importojnë produktet serbe dhe që i shesin në Kosovë, duke mundur që gjatë këtyre viteve të sigurojnë fitime të majme. Natyrshëm që vendimi i qeverisë kosovare penalizon më shumë se gjithçka tjetër, pikërisht Kelmendin si njeriun i cili e ka të lidhur të ardhmen e biznesit të tij me produktet dhe mallrat serbe. E duket se tashmë që Kosova e ka vështirësuar tregtinë me Serbinë, Ramiz Kelmendi i ka kthyer sytë sërish nga Shqipëria, për ta shtrirë këtu aktivitetin e tij të të bërit biznes me mallrat serbe.

Kjo e shpjegon edhe vendimin e tij për t’u bërë protagonist ditët e fundit në mediat shqiptare me anë të një letre të hapur, ku ankohej se nuk po e linin të ndërtonte një qendër tregtare në një zonë ku, që në vitin 2011, është përcaktuar me vendim të qeverisë demokrate të ndërtohet Terminali Multimodal i Pasagjerëve, aq shumë i nevojshëm për Tiranën dhe gjithë makinat private e mjetet e transportit publik që vijnë nga jugu apo veriu.

Po ashtu, veç terminalit të autobusëve, aty do të ndërtohet edhe stacioni i trenit, i cili do të integrohet me terminalin multimodal për transportin publik, projekt i cili po finalizohet nga ana e Bashkisë së Tiranës./Marr nga Tiranapost/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 12/02/2019 17:20

    Kjo kompani është e paster serbe nga fillimi (tre vllëzer Kariq nga Peja) dhe me ramizin pjesëtar i kompanisë. Njeri nga vllazrit Kariq jeton në Rusi dhe ndiqet nga organet serbe për shumë kohë, e ramizi përveq tregtis me serb kryen edhe pun tjera sepse është pjesëtar i BIA - S SERBE! Prandaj përmes tregtis don t'i fus duart edhe në Shqipëri për interesa serboruse, kujdes vllëzer shqiptarë mos lejoni që ky njeri të futet në Shqipëri...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë