Kush është portieri 130 kg që do të
mbrojë portën kundër Arsenalit? 

Kush është portieri 130 kg që do të<br />mbrojë portën kundër Arsenalit? 
Ai ka mbushur 45 vjeç, kanadez dhe është zëvendësportieri i Sutton United, ekipi kundërshtar i Arsenalit në “FA Cup”, në raundin e dytë. Peshon 130 kg dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak se mund ta shohim mes shtyllave, duke mbrojtur portën e të tijve nga “Topçinjtë” e Londrës.

Quhet Wayne Shaw dhe erdhi tek Sutton si trajner i portierëve 6 vite më parë por në janar të 2015-ës u bë portieri i tretë i saj ndërsa sot është i dyti.  

Sutton United është befasia kryesore në raundin e ardhshëm të garës, pas eliminimit të Leeds United. Shaw ka mundësinë e tij të artë të luaj ‘ndeshjen e jetës’ ndaj gjigandëve të Premier League nësë portieri i parë Ross Worner nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur.

Shorti për raundin e dytë të “FA Cup” u hodh të hënën dhe përvijoi këtë përplasje tërheqëse midis Sutton dhe Arsenal. Sutton luan në “Gander Green Lane”, një stadium me kapacitet 5000 spektatorë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos