Kush është reperi britanik që përflitet si i dashuri i ri i Angelina Jolie?

Kush është reperi britanik që përflitet si i dashuri i ri i Angelina Jolie?

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie ka ngritur dyshimet se tashmë është në një lidhje të re romantike. Ajo është parë nën shoqërinë e një reperi britanik të quajtur Akala. Që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt dukej se Jolie nuk kishte vendosur t’i jepte dashurisë një shans tjetër.

Situata duket se ka ndryshuar për Jolie, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm si The Ëeeknd, Paul Mescal dhe David Mayer de Rothschild dhe tani, revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley.

Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dy yjet teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’. Sipas Oggy, të dy mbërritën së bashku në restorant dhe gjithashtu u nisën së bashku për në hotel.

Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash. Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg