Kush është Ri-Sol-ju, ish-valltarja që bëri kurs 6-mujor para se të martohej me Kim?!

Kush është Ri-Sol-ju, ish-valltarja që bëri kurs 6-mujor para se të martohej me Kim?!

Diktatori Kim Jong Un me bashkëshorten e tij

Ri Sol-ju u fotografua duke shoqëruar burrin e saj Kim Jong-un teksa ai vizitoi Pekinin këtë javë, por kush është në të vërtetë gruaja e diktatorit? 

Për Ri-në ka fare pak informacione, nuk dihet se kush janë prindërit e saj dhe se si ishte jeta e saj përpara se të martohej me Kim-in. 

Edhe emri i saj mbetet misterioz, pasi ekspertët mendojnë se Ri është në fakt një pseudonim për ta mbajtur të fshehtë jetën e saj përpara martesës. 

Ajo është fotografuar për herë të parë përkrah Kimit më 2012-n në një koncert dhe Koreja e Veriut më pas konfirmoi se ajo është gruaja e Kimit, por pa thënë asgjë tjetër për të. 

Në atë pikë ajo u shfaqë edhe shumë herë të tjera përkrah tij ndëmjet viteve 2012-2014 për t’u zhdukur më pas nga publiku për një kohë të gjatë deri sa u rishfaq së fundmi, kur prania e saj tërhoqi mjaft vëmendje. 

Disa burime për mediat e Koresë së Jugut ku ajo është identifikuar për herë të parë kanë thënë se ajo është një ish-këngëtare dhe valltare, dhe mund të ketë lindur ndërmjet viteve 1985-1989.

Mësohet se ajo është fotografuar në vitin 2005 në Korenë e Jugut ku merrte pjesë në kampionatin aziatik të atletikës si pjesë e ekipit të valltareve nga Koreja e Veriut. 

Disa të tjerë thonë se ishte një këngëtare e orkestrës Unhasu që mendohet se jepte shfaqje për Kimin dhe babain e tij, Kim Jong-il, gjatë një koncerti të Vitit të Ri më 2010-n. 

Mendohet se Kim e ka njohur pikërisht në këtë koncert gruan.

Përpara se të martohej me Kimin, Ri mësohet se u dërgua në universitetin Kim Il-sung, më prestigjiozi në vend, për të bërë një kurs gjashtë-mujor për t’u bërë zonja e parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?