Arrestohet vrasësi me pagesë/ Kush është Rrëshenasi me 2 emra që kosovarët e kapën në Gjirokastër, dyshohet se vrau Haxhi Ahmetin

Dodë alias Elton Gjikolaj, një person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri dhe i dënuar disa herë nga drejtësia Shqiptare, është arritur të kapet sot në ambientet e kalasë së Gjirokastrës.

Gjikolaj, kishte disa ditë që kishte mbërritur në këtë qytet, ndërkohë autoritet Kosovare e kërkonin si njeriun kryesor të ekzekutimit me tritol të biznesmenit kosovar Haxhi Ahmeti, i vrarë në 14 shtator 2018 në fshatin Smolecë të Gjakovës. Autoritet Kosovare, kanë hetuar për gati dy vite dhe kanë mundur që të identifikojnë nëpërmjet analizave të ADN-së se personi që ka marë pjesë në këtë ekzekutim, është shqiptari Dodë alias Elton Gjikolaj, nga qyteti i Rrëshenit por banues Velipojë.

Prokuroria e Kosovës që prej datës 6 korrik 2020, ka lëshur urdhër-arresti, ndërkombëtar në ngarkim të Dodë alias Elton Gjikolaj për veprat penale të "Vrasjes" dhe "Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese". Pritet që në ditët në vijim,41 vjeçari Gjikolaj të dalë para gjykatës së Gjirokastrës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, afat ky që do shërbejë si kohë për të ardhur kërkesa për ekstradimin e tij në Kosovë.

Dodë alias Elton Gjikolaj rezulton të jetë dënuar në vitin 2016 në Shkodër, me 8 muaj burg për akuzën e “Vjedhjes së energjisë elektrike”. Ndërkohë në muajin shkurt 2018 Gjikolaj është dënuar sërisht nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj e 20 ditë burgim për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

Këtë masë dënimi ai e ka kryer gjatë fazës së paraburgimit dhe është liruar menjëherë pas dhënies së vendimit nga gjykata. Sipas dosjes hetimore ngjarja e pengmarjes së Pjetër Narkaj, ka ndodhur në 14 gusht 2017, ku policia e Shkodrës është vënë në dijeni se në vendin e quajtur Velipojë, ka një rast të heqjes së paligjshme të lirisë, ku Pjetër Narkaj, ishte marë peng për shkak të një një borxhi të pashlyer. Njeriu që kishte kryer këtë pengmarje ishte pikërisht Dod alias Elton Gjikolaj. Pjetër Narkaj, pasi ishte marë peng, ka mundur të komunikojë me motrës e quajtur Gj..., i cili i ka thënë “...më kanë marrë peng Dod (Elton) Gjikolaj, pasi i kam 4000 euro borxh, jam në Velipojë dhe thuaj vëllezërve të sjellin 4000 euro se s’bën, përndryshe do të më vrasin...”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • INTO: 16/07/2023 20:29

    KY ESHTE NIPI I ARMIR GJIKOLES

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2020 01:32

    Dicka nuk shkon me ligjet dhe drejtesine tone,8 muaj per vjedhje energjie,por 5 muaj+20 dite per rrembim e kercenim jete te personit?!Per aktakuzen e dyte duhej 5-10 vjet.

    Përgjigju
  • Mirdite: 02/10/2020 23:29

    Turp .te vjen kur ndihgjon per njerz te vendlindjes , se eshte vrases me pagese . Maskaraj Rrac e keqe.

    Përgjigju
  • Fsrtuv: 02/10/2020 21:13

    Pse ta eksradojne ne Kosov? Edhe Babalja boni krimin e mashtruesit Kosova nuk e ekstradoj por e nisen ne Zvicer edhe keto mos ta ekstradojn ket kriminel.

    Përgjigju
  • Ffbfnfn: 02/10/2020 20:51

    Shkruhet "rrëshensi" me të vogël dhe e kanë kapur autoritet e Shqipërisë për ato të Kosovës analfabetë "gazetarë".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin