VIDEO - Arrestohet në Gjirokastër vrasësi me pagesë, ekzekutoi me eksploziv një person në Gjakovë (EMRI)

Arrestohet një vrasës me pagesë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas informacioneve nga policia, 41-vjeçari Dod Gjikolaj ishte i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Pasi është bërë lokalizimi i tij në Gjirokastër, u bë e mundur kapja e tij. Dod Gjikolaj është dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 6 korrik të vitit 2020, e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të 41 vjeçarit për veprat penale "Vrasje" dhe "Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese".

Dod Gjikolaja akuzohet për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakovë. Ky i fundit mbeti i vrarë më 14 tetor të vitit 2018 në Smolicë të Gjakovës. 59 vjeçari mbeti i vdekur në vend pasi Gjikolaj i kishte vendosur një sasi eksplozivi në derën e shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kalaja".

Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar "Kalaja" kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv.

41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e prsonave që qarkullojnë me armë zjarri, atë që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Kalaja".

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale "Vrasje" dhe "Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese".

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Kush është vrasësi me pagesë që u arrestua sot, në 2017 mori peng një person për borxhin 4 mijë euro

Një 41 vjeçar nga Shkodra u arrestua ditën e sotme në Gjirokastër pasi dyshohet se është vrasës me pagesë.

Dod Gjikolaj dyshohet se ka kryer vrasje me armë dhe lëndë eksplozive në Kosovë kundrejt pagesës.

Ai është dënuar nga Gjykata e Gjakovës me 6 korrik të vitit 2020, e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të 41 vjeçarit për veprat penale "Vrasje" dhe "Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese".

Por 41 vjeçari nga Shkodra është i njohur edhe për policinë shqiptare.

Në gusht të vitit 2017, Gjikolaj mori peng Pjetër Narkajn për një borxh prej 4 mijë eurosh që nuk i ishte kthyer.

Pas denoncimit të familjarëve, policia arriti që të zbardhë ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 03/10/2020 00:05

    PRAPE MALOKET ,,,ta shikoje populli kete rrace te qelbur....ptu,ptu,ptu....muter,,

    Përgjigju
  • LORA: 02/10/2020 18:42

    Lajm i mire;krimineleve po u gjendet vendi qe mertojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve