Kush është Shefki Kurti, 72-vjeçari shqiptar, trupi i të cilit u gjet i copëtuar në Itali! U largua nga shtëpia pas sherrit me gruan
Shefki Kurti dhe ekspertiza italiane
Itali - Shefki Kurti është 72-vjeçari me origjinë shqiptare që u gjet i copëtuar më 28 korrik. Fillimisht u gjet një këmbë dhe më pas pjesët e tjera të trupit të të moshuarit pranë lumit Adigetto. Pasi gjetën trupin e copëtuar të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.
Për momentin nuk ka të dyshuar ndërsa personat e fundit që e kanë parë janë gruaja dhe familja e Kurtit. Dyshimet bien mbi ata pasi nuk kanë deklaruar asgjë para hetuesve, shkruajnë mediat italiane. Disa punonjës që merreshin me pastrimin e kanalit gjetën këmbën e Shefki Kurtit pranë mbetjeve të marra nga lumi. Po atë ditë, gjatë pasditës gjetën në 4 qese trupin, kokën dhe dy krahët.
Familja e Kurtit nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur ai u largua nga shtëpia pas sherrit me gruan. Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Por në atë moment i është dukur denoncim si të gjithë herët e tjera derisa gjetën trupin e copëtuar. Zbulimi i trupit të pajetë të copëtuar ka hapur një pistë të re hetimi.
Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitet ’90, ishin ndër shqiptarët e parë që mbërritën në vendin fqinj. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, ku Shefkiu kishte nisur menjëherë punën. Çifti më pas u zhvendos në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar dinjitoz. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Shefkiu bënte një jetë të qetë, të rezervuar, ishte njeri pa konflikte. Hetimet e karabinierëve vijojnë.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.8%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18
-
Itali/ I gjejnë në makinë 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari (VIDEO)
25 Nëntor, 10:45
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali
24 Nëntor, 09:15
-
Itali/ Zbulohet 'streha e drogës', gjenden 76 kg kokainë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar
24 Nëntor, 08:59
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor, 21:34
-
Itali/ Plagosi me kaçavidë dhe i grabiti 14 mijë euro pensionistit në banesë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar! Në kërkim prek Korrikut 2023, e tradhtoi xhaketa
22 Nëntor, 20:59
Në këto tragjedi të këti lloji qdo herë fle djalli shtëpiak ..:z N. e di më së miri se si, pse dhe kush….???
Përgjigju