Kush është shqiptari Armando Pacani, i arrestuar në Dubai për trafik kokaine nga Brazili? I kamufluar si CEO i një kompanie, në SkyEcc ishte ‘Albanes’, ‘Forbes’ dhe ‘GlobeI'

Shqiptari Armando Pacani, i arrestuar më 29 korrik në Dubai, si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës nga Brazili drejt Europës, por i bërë me dije nga Interpol vetëm në ditët e fundit, fshihej në atë që quhet si “parajsa e kriminelëve” në Emiratet e Bashkuara Arabe i kamufluar si biznesmen, CEO i një kompanie metalesh, kur në fakt negociatat i bënte për trafikun e tonelatave të drogës.

40-vjeçari me origjinë nga Tirana, është i martuar me një grua gjermane dhe prej kohësh ka jetuar në Brazil. Nga hetimet atje rezulton të ketë trafikuar 17 tonë drogë, që kapin vlerën e 3.8 miliardë dollarë, e cilësohej një nga shitësit më të mëdhenj të kokainës në Europë. Droga fshihej në kontejnerë me ngarkesë të ligjshme, pa dijeninë e pronarëve të mallit, ose lihej në anije peshkimi.

Një nga dërgesat që u sekuestrua nga marina franceze pranë Sierra Leones, në nëntor 2022, mbante 4.6 tonë kokainë, në rreth 100 valixhe. Pacani ishte koka e gjithçkaje, që nga blerja, magazinimi, dërgimi në port, e deri te destinacioni final në kontinentin e vjetër. Nga zbërthimet e aplikacionit “SkyECC” njihej me nofkat “Albanês” që do të thotë “Shqiptari”, “Forbes” dhe “Globe”. Lavdia e aksioneve të tij u ndërpre kur u fut në listën e të kërkuarve gjatë operacionit “Hinterland”, në mars 2023. Organizata trafikonte kokainë me shtrirje nga Brazili, deri në Dubai.

Hetimi që solli operacionin “Hinterland” filloi në mars 2021, pas një sekuestrimi të 316 kg kokainë në Hamburg të Gjermanisë. Pas konfiskimit të drogës, u identifikua një furnizues paraguaian, i cili po merrte kokainën e prodhuar në Bolivi dhe vende të tjera dhe po hynte në Brazil përmes Ponta Porã. Droga më pas transportohej me kamionë në Santa Catarina dhe Río Grande do Sul, ku ngarkesat ruheshin në kompanitë e organizatës kriminale pranë porteve të Río Grande dhe Itajaí.

Nga atje ngarkesat u kontaminuan në dërgesa të ligjshme, në bashkëpunim me menaxherët e logjistikës, për t’u dërguar në kontinentin evropian. Ndërkohë, në Europë ishte përgjegjës për shpërndarjen në vende të ndryshme të rajonit shqiptari Pacani.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime