TIRANË - Artan Didi, kreu i ri i Policisë së Shtetit ka një karrierë të gjatë në radhët e forcave të rendit, ku ndër më të spikaturat mbahet mend si komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë.
Artan Didi, i lindur në Tepelenë në vitin 1963 (50 vjeç), u emërua mbrëmë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nga Këshilli i Ministrave, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Hysni Burgajn, ndërsa sot bëri betimin e tij dhe mori në dorë flamurin e Policisë së Shtetit.
Artan Didi ka një karrierë të pasur në radhët e Policisë, e nisur që në vitin 1997. Kreu i ri i Policisë ka mbajtur disa funksione drejtuese në radhët e Policisë, si drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000.
Ai më pas drejtoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për disa muaj, ndërsa u emërua drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Këtë detyrë Artan Didi e mbajti deri në vitin 2005, kur doli në lirim për shkak të reformës.
Pas daljes në reformë, Didi nisi një aktivitet privat, derisa bashkë me familjen e tij fitoi lotarinë amerikane, u pajis me Green Card dhe udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku jetoi deri disa javë më parë.
I pajisur edhe me pasaportë amerikane, Didi kohët e fundit jetonte mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Në karrierën e tij në Polici ai mbahet mend si komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë.
Po në këtë detyrë Didi i shpëtoi një atentati më 24 tetor të vitit 1998, gjatë një aksioni për kapjen e një shtetasi arabo-egjiptian, që kërkohej për 25 krime dhe terrorizëm.
Artan Didi mbeti i plagosur gjatë aksionit që u zhvillua pranë “Oxhakut” në Tiranë, kur një skuadër e RENEA-s shkoi për të arrestuar shtetasin arab që hapi zjarr ndaj Policisë, por më pas mbeti i vrarë.

(Në foto: Artan Didi).
JETËSHKRIMI SIPAS POLICISË SË SHTETIT
i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Z.Artan DIDI
Z. Artan Didi lindi më 27 Shtator 1963 në Tiranë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ka përfunduar studimet:
në fakultetin e Drejtësisë “Universiteti i Tiranës” në vitet 1991-1996
në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve në vitet 1982-1986.Po ashtu ka përfunduar kursin e formimit për Oficer policie pranë “Shkollës së Ministrisë së Brendshme”
Mban Titullin Avokat, që prej vitit 2000.
Gjatë ecurisë në karrierë ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit, zhvilluar nga organizma që kanë asistuar e vijojnë të asistojnë Policinë e Shtetit, si MAPE, Departamenti i SHBA-së, Komuniteti Europian etj.
Disa prej trajnimeve dhe kurseve të kualifikimit janë:
“Menaxhimin e Krizave me Pengje” sponsorizuar nga Departamenti i Sh.B.A. dhe zhvilluar në kuadër të Programit të Asistencës Antiterrorizëm, në Socoro, New Mexico, zhvilluar në Qershor 2000.
Kurs për nivelet e larta të drejtimit mbi “Menaxhimin dhe Udhëheqjen” organizuar dhe sponsorizuar nga MAPE (Multinational Advisory Police Element), zhvilluar në vitin 2001
“Trajnim për menaxhimin e lartë” për Ministrinë e Rendit Publik organizuar nga Programi PHARE i E.C. (Komuniteti Europian) dhe Ministria e Rendit Publik në vitin 2002
Kurs mbi ”Rolin e policisë në luftën ndaj terrorizmit”sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit në kuadër të Programit të Asistencës Antiterrorizëm, zhvilluar në Budapest në vitin 2004.
Po ashtu dhe një sërë kursesh për Krimin e Organizuar, Policinë Gjyqësore, si dhe për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Policimin komunitar, etj.
Ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, ku është shquar për profesionalizëm dhe integritet të lartë, si dhe aftësi mjaft të mira menaxhuese dhe drejtuese.
Nga viti 1992 deri në vitin 2006 ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ndërkohë nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka punuar në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Në sajë të ecurisë së tij në karrierë ka fituar një eksperiencë të çmuar.
Në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbuluar detyrën si:
Komandant Kompanie, Batalioni Artmitralier në periudhën Gusht 1986 – Nëntor 1989
Shef Shtabi i Repartit të Zbulimit në periudhën Nëntor 1989 – Nëntor 1991, ku ka mbajtur gradën Kapiten I.
Në Policinë e Shtetit ka mbuluar një sërë detyrash, si:
Komandant grupi dhe instruktor pranë Repartit “RENEA” për periudhën Shkurt 1992-Qershor 1995, me gradën Major.
Komandant nënreparti dhe Shef Stërvitje pranë Repartit FNSH 711 për periudhën Korrik 1995 – Korrik 1997, me gradën Major.
Komandant i repartit RENEA për periudhën Korrik 1997 – Shkurt 2000, ku mbante gradën Nënkolonel.
Kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurimit të Objekteve Tiranë në periudhën Shkurt 2000 – Nëntor 2000, ku mbante gradën Nënkolonel.
Drejtor i Drejtorisë së Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë në periudhën Nëntor 2000 – Qershor 2001, ku mbante gradën Kolonel.
Shef i Sektorit të Policisë së Rendit në Komisariatin Berat për periudhën Gusht 2001 – Nëntor 2001, ku mbante gradën Kolonel.
Drejtor i Institutit të Policisë për periudhën Nëntor 2001 –Shkurt 2004, ku mbante gradën e Kolonelit e më pas të Komisarit
Drejtor i Drejtorisë së Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë për periudhën Shkurt 2004 – Tetor 2004, ku mbante gradën Kryekomisar.
Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike për periudhën Tetor 2004 – Qershor 2005, ku mbante gradën Kryekomisar.
Pedagog dhe Shef i “Seksionit të Shërbimeve të Policisë” në Akademinë e Policisë për periudhën Qershor 2005 – Prill 2006, ku mbante gradën Kryekomisar.
Komandant Reparti në Komisariatin e Policisë në Bajram Curri për periudhën Prill 2006 – Korrik 2006, ku mbante gradën Kryekomisar.
Për rezultatet e arritura gjatë përmbushjes së detyrave është nderuar me dy medalje:
Në vitin 1991 me ”Medaljen e shërbimit ushtarak”.
Në vitin 1998 me ”Medaljen e Artë të Shqiponjës”, për drejtimin me kompetencë dhe profesionalizëm të repartit RENEA në shpartallimin e bandave dhe grupeve të armatosura.
Pas vitit 2006 ka punuar në një sërë projektesh të rëndësishme, të cilat ishin fokusuar në fushën e policimit në komunitet.
Ndërkohë njëherazi ka punuar si projekt menaxher për projekte të rëndësishme zhvillimi siç është ai i Terminalit të Ri të trageteve financuar nga BERZH, me një vlerë prej rreth 22 milionë euro dhe një sërë projektesh të tjera të rëndësishme.
Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 09.10.2013 u emërua në detyrën e lartë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Redaksia online
(ac/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com