Giorgio Napolitano, President i Italisë që prej 2006, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e tij e parë në kryeqytetin shqiptar si kreu i shtetit Italian dhe e dyta mbas 17 vitesh kur më 1997 ai vizitoi Tiranën por atëherë si Ministër i Brendshëm i Italisë në qeverinë e Prodit.
Giorgio Napolitano , lindi në Napoli më 29 Qershor, 1925. Ai është i martuar me Clio Bittoni dhe ka dy djem, Giovanni dhe Giulio.
Napolitano është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Napolit në 1947. Që prej 1942, kur ai ishte student, Napolitano ju bashkua një grupi anti-fashist dhe në 1945 ai u fut ne Partinë Komuniste Italiane ku më pas u bë dhe drejtues post të cilin e mbajti deri në krijimin e Partisë Demokratike të së Majtës Italiane.
Napolitano u zgjodh në dhomën e deputetëve për herë të parë në 1953 dhe përveç Legjislaturës së katërt, ai ka qënë i pranishëm në parliament si deputet deri në 1996, gjithmonë i zgjedhur në zonën e Napolit.
Si deputet, aktiviteti i tij parliamentar filloi si anëtar i Komisionit Parlamentar për buxhetin. Në legjislaturën e tetë dhe të nëntë prej 1981 deri në 1986, Napolitano drejtoi grupin parlamentar të komunistëve në dhomën e deputetëve.
Gjatë viteve 80, si anëtar i Komisionit për çështjet e punëve të jashtme, aktiviteti i tij u fokusua kryesisht mbi çështjet ndërkombëtare dhe politikat Europiane. Në 1989 ai zgjidhet anëtar i Parlamentit Europian, post të cilin e mbajti deri në 1992. Po atë vit, Napolitano zgjidhet Kryetar i Dhomës së Deputetëve post të cilin e mbajti deri në 1994. Prej 1996 deri në 1998, Napolitano mban postin e Ministrit të brendshëm në qeverinë e Romano Prodit.
Prej qershorit 1999 deri në 2004 ai drejtoi Komisionin e Çështjeve Konstitucionale në Parliamentin Europian. Në 2005, Napolitano zgjidhet Senator i përjetshëm.
Në Maj të 2006, Girgio Napolitano zgjidhet President i Italisë me 543 vota. Në Prill të 2013, Napolitano rizgjidhet President me 738 vota.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com