Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë pasdite 12 prefektët e rinj, ku ajo që spikati ishte emri i një femre të vetme mes 12 drejtuesve të lartë. Prefektura e Tiranës do të drejtohet nga një femër, sipas kryeministrit, e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Suzana Jahollari. Me kualifikime në Holandë dhe SHBA dhe e aktivizuar në forume të NATO-s, Jahollari vjen tashmë në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.

 “Për ta mbyllur me prefektin e Tiranës, e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kolonele në rezervë Suzana Jahollari, komandante e Akademisë së Nënoficerëve Tomson, drejtore e drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikime në Holandë dhe në SHBA. E aktivizuar në forume të NATO-s, që lidhen me barazinë gjinore dhe çështje të tjera”, tha Rama gjatë prezantimit të prefektëve.

Në një intervistë televizive dhënë pak vite më parë, Suzana Jahollari tregonte sfidat e jetës, dhe si arriti jote të ishte femra e parë kolonele në FA. Jahollari tha se jeta është një dramë dhe duhet ambicie për ta jetuar atë, dhe se jeta nuk ka qenë e lehtë dhe për të.  

“Jeta është dramë, është tragjedi. Kam pasur ambicie që ta jetoj jetën, si një sfidë dhe përpjekje shumë e madhe. Nuk do doja të siha femra e parë kolonele. Vështirësitë e mëdha që m’u deshën për të arritur këtu, askush nuk të jep asgjë gratis, por përpjekjet ishin të shumta. M’u deshën dhe dy vjet të bëja padi për të fituar gradën. U lodha, por ka shërbyer, sot ka grada të tjera. Të jesh femër në FA është e vështirë, sepse historikisht është domeni i burrave, pasi FA është e specializuar për dhunë, për forcën, është një punë e vështirë për femratMë është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysmë. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakrificë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurosh me vlerat e standartet që kërkon koha”, ka rrëfyer ajo.

Sipas Jahollarit një nga vështirësit m ëtë mëdha që ajo ka ndjerë gjatë shërbimit të saj në Forcat e Armatosura është maskilizmi i shoqërisë shqiptare i reflektuar edhe në ushtri.

"Në forcat e Armatasura gruaj ndjehet vështirë sepse shoqëria shqiptare është maskiliste, edhe ushtria reflekton maskilitet. Ne kërkojmë barazi, por kjo duket sa e lehtë aq edhe  e vështirë. E para sepse biologjikisht gruaja dhe burri nuk janë njësoj nuk janë të barabartë, por janë të barabartë si qenie njerëzore.", tregonte Suzana asaj kohe.

E lindur më 4 gusht të vitit 1957 në Elbasan, Suzana, fëmija i katërt i një oficeri, tregon se ndonëse ndërtoi një karrierë të suksesshme, ëndrra e saj nuk ka qenë të bëhej një oficere.

"Kam pasur dëshirë të studioja filozofi apo mjekësi. Por unë isha fëmija i katërt i një oficeri babanë tim e thirrën dhe i thanë që për Suzanën kemi menduar për Shkollën e Lartë Ushtarake. Ishte shumë e papritur për mua, nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha ushtarake. Pranova, por me lot në sy. Edhe pse nuk pata një dëshirë të plotë të bëhesha ushtarake. E pranova që fati im i tillë ishte që të studioja në këtë degë të tillë, por pranova dhe do bëja të pamundurën për t’ia dalë. E vështirë ishte sepse duhet të kesh një karakter shumë të fortë, duhet të kesh shuam karakteristika. Ishte e vështirë për një grua por edhe e bukur sepse Forcat e Armatosur atë japin mundësi që nuk ti jep askush.", ka rrëfyer Suzana 

Suzana, i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake një nga një, nga më e ulta, ajo e zv/komandantes dhe komandantes së kompanisë, deri në drejtore në Ministri të Mbrojtjes dhe komandante.

d.c./j.sh/shqiptarja.com