Kush është vajza nga Kosova 
 që tentoi t’i bashkohej ISIS?

Kush është vajza nga Kosova <br /> që tentoi t’i bashkohej ISIS?
Mori rrugën për në Siri për të qenë atje bashkë me të dashurin e saj. Por që ky rrugëtim iu ndërpre në gjysmë, Nora Zuzakut nga Gjilani.

20 vjeçarja u ndal bashkë me dy djem të tjerë në Turqi. Ajo ishte nisur për në Siri bashkë me njërin nga të arrestuarit, i cili dyshohej se ishte i dashuri i saj, e i cili gjithashtu u ndal nga policia e Kosovës.

Dyshohet se Nora ka qenë e martuar, por që e ka shkëputur këtë martesë për të filluar një jetë të re me të dashurin e ri, në tokën e premtuar të Shamit.

Gazeta Express ka raportuar se Tahir Isufi 29 vjeç nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjeç nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjeçe nga Gjilani janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë në Turqi, rrugës për në Siri. 

Më pas ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë. /Gazeta Express/

Redakisa online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe