Kush i ngriu aleatët?

Kush i ngriu aleatët?

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe aleatët e tij

Prej kohësh aty ishin vendosur piketat si për një kopsht. Po kush do ta ruajë kopshtin tani? Gjysma e rojtarëve u ngrinë dje kur Partia Demokratike shpalli listën e deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit. Të paktën të ishin ngrirë të gjithë rojet, se atëherë- o do të dorëzohej kopshti, o do bëhej luftë për roje të tjerë…

… Ja, kjo ndodhi dje me formulimin e listave të kandidatëve të PD: O kryetari legal Basha ka komplotuar kundër liderit Berisha në një çast të fundit; ose ky kishte urdhër t’i ngrinte të gjithë,  por nuk mundi…

Sa për një marrëveshje fjale: Kopshti është vetë PD, ndërsa rojet janë thërritur gjithnjë ‘aleatë’. Lideri i pa thyeshëm Berisha, tashmë më në fund e kishte mbledhur mendjen për ‘kopshtin familjar’. Dje mbeti vetëm Tritan Shehu, një aleat i tij që ka klonuar të gjitha lëvizjet dhe grimasat e Berishës. Nuk është se dje Tritani shpëtoi e hyri në listë për shkak të ndonjë shkathtësie, por sepse koha e komplotit ishte aq e shkurtër saqë nuk arritën të pastrojnë ‘Gjirokastrën’ në cepin jugor të vendit, ku ai është kandidat.

Aleatët e tjerë, thuajse u eliminuan:

Xhemal Xhunkshi, një gjeneral ushtarak, që dje nuk do të ketë më imunitet parlamentar për të mbrojtur aferën anti-ligjore të dorëzimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe krimin e pastrimit të parave nga dhëndëri i Berishës. Mediat kanë kryer një investigim tronditës Camorrian se si njeriu me 14 mijë euro ndërton 17 kulla dhe fiton 150 milionë euro. Xhemali në atë çast ishte askush, por u thërrit urgjent për të marrë në dorë çelësat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Misioni i vetëm ishte që të firmoste kundër ligjit, që terreni i ‘Partizanit’ t’i jepej dhëndrit të Berishës. Ai e bëri- ai qoftë!, por edhe familja e bëri; e bëri deputet. Kush e hoqi dje?! Ajo dorë është mallkuar, sepse ngriu një nga aleatët e mëdhenj te dera e kopshtit.

Dilemat e tjera:

Kush e la në cep të ringut kategorinë e ‘rojeve të kutisë së hekurt?’… Ja cilët janë: Genc Pollo, Aldo Bumçi, Bardh Spahiu, Rudina Hajdari… Këta janë si bijtë e dëshmorëve në periudhën e diktuarës komuniste. Diktatura lulëzonte, udhëheqja hante me lugë floriri, populli bëhej si mizat…, por rrënjët e diktaturës mbeteshin te dëshmorët. Dukej se diktatori atje në varreza kishte fshehur sekretin e madh. Bijtë e dëshmorëve u bënë kulpra që rrethoi udhëheqjen…

Në epokën e ‘demokracisë’ ndodhi e njëjta gjë, pushteti u bazua te dëshmorët:

Aldo është dhëndëri i Safet Zhulalit që si ministër i Mbrojtjes u përdor nga Berisha për të sulmuar me tanke e avionë popullin kryengritës në Jug të vendit. Një ditë, pasi kishte bërë namin mbi popull, u tërhoq; por kjo nuk iu fal kurrë. Ai vdiq në mënyrë misterioze në një spital të Italisë ku vdiqën disa disidentë me radhë… Genci (Pollo) është dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, ose njeriu që i tha atë pasdite shtatori: ‘Azem, po të kërkojnë në oborr!’. Këtë njeri, zoti Berisha nuk e ka ndarë kurrë nga kopshti… Bardh Spahiu është vetëm i biri i Ali Spahisë, mjek, aktivist i PD. Ai është hamendësuar se ndihmoi në vrasjen e 4 dëshmorëve të 2 Prillit në Shkodër. Edhe ai vdiq në atë spitalin misterioz të Italisë. Bardhi është i biri që vetëm kësaj here është lënë diku larg kopshtit dhe zor se bëhet deputet… Edhe Rudina është e bija e Azem Hajdarit, të vrarë në atentat pranë selisë së PD. Ajo u duk se erdhi nga Amerika në sallën e parlamentit me qëllimin për të kërkuar ‘drejtësi për të atin’, dhe prandaj u mbajt afër. Pastaj…, është larg kopshtit.

Pse s’u ngrinë të gjithë njëherësh?

Më mirë të ishin ngrirë si ‘krushqit’ në legjenda, se sa kështu përgjysmë. Vetëm Tritan Shehu duket se ka mbetur, por pa ndonjë fuqi. Edhe ky është një dëshmitar e bashkautor mëkatesh të mëdha: President i kompanisë së trafikimit të naftës ‘Shqiponja’, dëshmitar në larje parash në vitet 1996-97, hero në Lushnjë kundër protestuesve, etj.

Por me sa duket Tritani nuk është një harresë; Tritani mund të bëhet lehtësisht ‘Pal Melyshi’ në Operacionin Kopshti ( Zjarri). Sekreti ndodhet në dorë të Lulit; që dje ai është zhdukur nga daljet në publik. Prej kohësh flitet se Luli ndodhet në duar të Aleatëve të Mëdhenj dhe ka misionin e ruajtjes së kopshtit, por jo për llogari të Berishës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoci: 10/03/2021 19:55

    Shoqnia e dhondrit hahahaha gjithe keta maskarenj dhe derdimene ne nje dere duke shkuar per lesh ne dasma.. per te marr per nuse Monika Pornostaren...hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë