Kush i shtypi në të vërtetë studentët dhe një përgjigje për Fake News-in e Jeta Osh Qef

Kush i shtypi në të vërtetë studentët dhe një përgjigje për Fake News-in e Jeta Osh Qef

Automjeti i Mira Kazhanit i bllokuar nga studentët protestues

Siç e shihni edhe tek video e titullit ‘Fake News’ në faqen JOQ, jo vetëm që kam pritur më shumë se 30 minuta, por kam duruar edhe sjellje arrogante. Por në gazetari mësohesh dhe sidomos e di mirë ekzaltimin e turmës. Ndoshta isha e vetmja shofere që po e “pëlqeja”, sepse xhirova gjatë gjithë kohës dhe dërgoja ndonjë tekst pasqyrues në redaksi.

Jam, sigurisht, e zhgënjyer nga mënyra sesi protesta madhështore ishte shndërruar në gallatë. Edi Rama shpresoj ta ketë kuptuar se gallatës në Instagram i erdh’ fundi dhe se shteti është gjithçka i duhet këtij vendi. As ai, as Luli, as Monika, por për fatin e shtuar, ne kemi vetëm personazhe dhe protestues.

Më erdh’ keq gjithashtu për sjelljen e disa vajzave, që ndërkohë që tentova të flas me to dhe t’u them se jam vetëm unë këtu, hapeni rrugën, përqeshnin dhe provokonin pa më njohur fare. Sot jam ndjere e pambrojtur nga shteti im, po, po. Nuk i kam asnjë borxh e kusur hormoneve të askujt. Do i jepja një shpjegim nëse po e bënin me një gazetare, por për dijeni të lexuesve, vetëm në fund, kur në video dallohet që më afrohet një gazetare që më sqaron se ishte hapur një kryqëzim dhe se mund t’i bija andej, u mor vesh se unë isha gazetare. Keni edhe reagimin e një vajze që thotë: Uh Mira Kazhani qenka kjo?

Si me porosi që ishin, e kuptuan se duhet të bënin pak zhurmë. Hapa xhamin dhe i thashë një vajze me çantë “Prada” e që e përdorte shumë gishtin e mesit, se në protestë s’dilet me “Prada” dhe se dora e një vajze shëmtohet nga ai gjest. Vazhduan argëtimin dhe një djalë u afrua dy a tri herë dhe më thoshte se s’kanë ç’bëjnë, se edhe ata për hall kanë dalë. Një burrë, para meje, u lut i shkreti dhe kur pashë që e lejuan atë, qëndrova në heshtje dhe thashë të paktën mbeta vetëm unë, siç edhe duket në video. Nuk kishte më asnjë.

Si gazetare, i kuptoj edhe skenarët që në raste adrenaline zhvillohen shpejt dhe aty për aty. Në fund, ndeza makinën dhe kam bërë zhurmë me marshin dhe i kam rënë borisë me mesazhin që tani mjaft, më lini të kaloj. Sepse ky ishte postblloku i dytë, dhe me logjikën e të parëve unë u lejova të kaloj se e kisha bërë turnin tim, dhe se ishte radha e të tjerëve. Por këta të dytët ndryshuan mendjen dhe më mbanin vetëm mua kot sa për simbol të protestës. Makina ime u nis kur duhet të ecja indietro pasi një kolege më ndihmoi duke më lajmëruar se u hap një kryqëzim në anën e djathtë. Pastaj e gjeta veten kundër çdo etike në një faqe bulliste si JOQ, që janë gati të masakrojnë imazhin e çdokujt përmes ‘fake news’, edhe kur video ua rrëzon titullin. As nuk e kam ditur që po xhirohem, sepse po xhiroja vetë. Dhe më kanë bërë nder ata mua dhe jo unë atyre. Fjalët i merr era por pamjet flasin vetë.

Dua të falënderoj gruan e panjohur, që është afruar dhe ka kërkuar që të ma hapnin rrugën, sepse me siguri ka qenë dëshmitare se ç’po ndodhte aty. Nuk u mërzita në asnjë moment për veten se më prishën gjakun kur i shihja që nuk hanim asnjë logjikë për njerëz që kishin hall vertet. Një burrë lutej të dërgonte nënën në spital. Mund edhe të ketë ndonjë tolerim aq më tepër që s jemi as pedagoget e tyre as politikanë por hallexhinj si ata dhe jo hallexhinj.

Si përfundim, sa për pjesën time siç shihet në video, kalova nga një kryqëzim që u hap dhe arrita në shtëpi, ku mësova se isha çmendur dhe se desh kisha shtypur studentë të pafajshëm!

Në fakt dikush i shtypi ata. Populli e di se kush. Ata kur të rriten do e kuptojnë. Vetë shtypën shpresën dhe solidariteti e. shqiptarëve që u gëzuan aq shumë në ditët e para./TiranaPost/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 18/12/2018 18:59

    Keto tre komentet e funi qenkan shkruar nga i njejti/a koqe, menyra e te shkruarit dhe koha distance e komenteve e zbulojn ket fare shkrimtari shqupist.

    Përgjigju
  • Xha Teme: 18/12/2018 18:54

    Mira Kazhani nje gazetare e denje dhe e formuar ne shtypin e shkruar shqiptar. Nga te paktet ne llojin e saj. Ajo tregoi qarte maskaraden qe keta palo delenxhinj qe maskohen si studente po zhvillojne dhe ja kane sjelle ne maje te hundes popullit te thjeshte. Shoke delenxhinj studente (pa libra po me Iphone) jepini fund kesaj maskarade te turpshme. Populli i thjeshte nuk ua ka borxh denglave tuaja. Shkoni ne dialog nese vertet kerkoni tju plotesohen ato tete kerkesa. Nese prapa jush fshihet djalli i veshur me PRADA vafshi ne esfelt te gomereve ju bashke me ata qe ju yshtin.

    Përgjigju
  • Robshi: 18/12/2018 17:48

    Bravo e meritove vendin te kokteili i familjes kryeministrore me grate gazetare qe i vardisen pushtetit...edhe ti kur te rritesh do e kuptosh qe shpresen nuk e shtypen studentet por e zhduku lideri suprem...po pate ndonje dyshim pyet gallupin se e ka sondazh te fresket raportin mes shpreses dhe imigrimit ne alb..redaksia bojeni qofte komentin po se publikuat dhe hajeni me turp

    Përgjigju
  • Mendesi provinciale: 18/12/2018 11:41

    Nuk je per gazetare, mos iu shpif profesionit..more like ne rrjetet sociale? Ik tani!

    Përgjigju
  • Konjak: 18/12/2018 11:33

    E po kesaj zonjush "inteligjentoitelektuale" ,s'mund ti dalen ca"spurdhiak"e ti prishin terezine ,pa prit e pa kujtuar.Si eshte e mundur ta shqetesojne ,kete zonjush, ca student,qe kan dal ne rruge ,e kerkojn te drejtat e tyre,si dhe permiresimin ne teresi te jetes se vendit.

    Përgjigju
  • Oku: 18/12/2018 07:56

    Hajde makine hajde, tamam per clickbait me ate rast ;) Doje te beje lajm per vete dhe per te tjeret, me makinen tende te bukur e bere. BRAVO!

    Përgjigju
  • xXx: 17/12/2018 23:24

    Mira do të thoshja që mbiemri nuk ka qenë kurrë më i goditur se yti...

    Përgjigju
    • Lida: 18/12/2018 06:21

      Ska fare te bej mbiemri po norml qe keshtu do te flasesh ti se do jesh nje nga ata te cilet shuat enndrrat e nje populli qe mene fund pan nje protest te pa poletarizuar ne ditet e para por si cdo protest qe fillon nga populli e gjejn menyren ta marrin persiper ata te cileve populli ja u tregoi me voten e vet kur votoi student mos lejoni njeri tu marr neper kembe dinjitetin dhe cuarjen deri ne fund te kerkesave tuaja i perzini nga protesta ata flliqesira politikan edhe ate te ashuquajtur shkenctar taulant muhon dhe mos bini pre e disa palacove qe vijn ne protest per nje foto instagrami apo fcb i largoni keta palaco mos lejoni tju prishin te drejten e protestimit te kauzes suaj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it