Ajo ishte një besimtare e devotshme e fesë myslimane ndërsa tregonte se ishte rritur me frymën e besimit në një familje që kryente ritet e fesë myslimane…
Adelajda Xhamani u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, kohë kur e bë pjesë e një reality show, program që transmetohej në një prej ekraneve shqiptare. Asokohe vetëm 22 vjeçe, ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, dhe për guximin që pati duke thyer tabu të kohës, duke iu refereruar lidhjes që ajo pati Brenda shtëpisë së Big brother me Bjordin.
Adelajda e cila ishte mësuese gjuhë-letërsie në Luzin e Vogël të Kavajës, zgjodhi të ndryshonte jetën e saj, duke lënë pas lidhjen me të fejuarin e të vendoste të jetonte në kryeqytetin shqiptar me një tjetër qasje. Hobi i saj ishte muzika dhe letërsia. Jo më kot, bukuroshja nga Kavaja zgjodhi të bëhej pjesë e mediave shqiptare e të ishte pjesë e gazetarisë rozë .
Ardhur nga një zonë ku mentaliteti të linte pak hapësirë për të vepruar, adelajda aplikon për të qenë pjesë e një reality show, edhe pse pa miratimin e familjarëve të saj. Ajo fitoi vëmendjen e publikut për historinë e saj që ishte thuajse e papranueshme për qytezën nga ajo vinte. Pasi ishte ndarë nga i fejuari Adelajda kishte vendosur të ndryshonte jetën. Ajo gjeti dashurinë me një prej banorëve të Bigut, Bjordin me të cilin qëndruan në një lidhje disa vjeçare.
Pavarësisht ndarjes ajo mundi të vazhdonte karrierën e saj si gazetare dhe vazhdoi të jetonte në Tiranë larg familjes ë saj. Adelajda ka punuar si kryeredaktore në një prej revistave kulturore në vend dhe së fundmi do të vazhdonte karrierën e saj në televizion.
Ajo cilësohej si një vajzë e thjeshtë dhe e komunikueshme, e qetë në përgjithësi. Me hyrjen në “Big Brother” Adelajda do të tërhiqte edhe më tepër vëmendjen e audiencës për lidhjen e dashurisë që pati me Bjordin.
Vajza kokëforte, me një natyrë rebele, arriti të thyejë mentalitetin e vendit të saj e arriti të shkrijë fanatizmin që dukej se ndiqte ëndrrat e saj. Të ishte vetvetja e të guxonte që një ditë të bëhej pjesë e spektaklit. Dhe kështu ndodhi..
Pas “Big brother” Adelajda dhe Bjordi gjithashtu bëhen pjesë e edhe e spektaklit ‘’Dancing With the Stars’’ ne rolin e prezantuesve. Më pas çifti do të shihej në skenën e këngës magjike me një duet.. “ Nuk betohem dot’’ titullohej kënga e interpretuar nga Adela dhe Bjrodi në 2010
Adela, vajza ambicioze, disi e paragjykuar për “guximin” e tepërt ka bindur në mënyrë elegante se di të bëjë edhe prezantuesen e pagabueshme.
‘’Netët e klipit shqiptar’’ në 2015 do të ishte një tjetër pjesëmarrje e suksesshme e Adelajdës në televizionin publik shqiptar, ku ajo prezantoi klipe e kenge te këngëtarëve të ndryshëm
Xhamani mbaroi studimet për Gjuhë Letërsi dhe pasi u bë pjesë e botës televizive, ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë. Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë.
Adela ka lënë pas dy prindërit e saj, si dhe motrën dhe vëllain të cilët jetojnë në Gjermani.
[gallery]24460[/gallery]
VIDEO/Intervista e fundit e gazetares Adelajda Xhamani
VIDEO/Adelajda Xhamani gjatë pjesmarrjes në Big Brother Albania

VIDEO










