TIRANË- Që prej datës, 8 gusht nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt…Në një kohë që në media kanë qarkulluar disa lajme që thotë se është arratisur, një tjetër version që është vrarë apo marrë peng, një njoftim policie ka treguar se Martinaj ka qenë protagonist i një tjetër ngjarjeje kriminale. Referuar njoftimit, 2 dhjetor 2021, Ervis Martinaj ka dhunuar një person. Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, ai ishte konfliktuar më herët me një person në Laç duke e rrahur, e ky i fundit ka shkuar dhe e ka denoncuar në Polici, duke ngritur dhe një çështje penale për të.
Se kush është ai nuk ka asnjë informacion.
“Në vijim të informacionit me numër Unik 202109304120, që bën fjalë për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me Dashje” me datë 02.10.2021 u referuan materialet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, banues në Fushë Kuqe, Kubin me arsim 12 klasë. Nenet 84 e 90 të K.P.”, thuhet në njoftim.
Teksa mbi zhdukjen e tij ka ende mistere, kryeministri Edi Rama tha se policia e ka një version për fatin e Ervis Martinajt, por po punon fort për të siguruar akoma më shumë prova. Prej 11 gushtit, familja ka denoncuar se nuk ka asnjë kontakt me Ervis Martinajn.
Ky i fundit ka qenë në kërkim të policisë për disa muaj dhe ka pasur shpesh herë operacione për kapjen e tij, por forcat blu kanë dështuar në arrestimin e tij. Referuar dosjes hetimore, xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj thotë se zhdukja mund të ketë ardhur që pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe përfshirjen e tij më të tjera histori kriminale, duke vënë gishtin te Indrit Dokle. Pas kësaj dëshmie është marrë në pyetje Dokle, i cili ka mohuar të ketë lidhje me zhdukjen e Martinajt.
Një nga pistat kryesore të hetimit është ekzekutimi i tij. Por duke qenë se është i shumëkërkuar edhe nga autoritetet por edhe nga rivalët e tij nuk përjashtohet as pista e inskenimit.
Njoftimi i policisë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
28 Janar, 11:57
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
Nuk ka qene ne Lac po te Arberia. Tash Doqja e Niklaxhit do tja kthejne pushken Nokajve te Lezhes qe u bane me Ervisin.
PërgjigjuKujdes mos te mbesin brenda me Nokajt. Leksi i druve futi mik mbas miku më ju kërku falje. Në nga Lezha kemi një shprehje, "se ka larg nusja të pamen" . Niklaxhit kanë shpëtuar 2 herë, por sdo shpëtojnë herën e të tretë