Me siguri ju kujtohet Armela Hyseni, bukuroshja që ishte pjesë e Big Brother në sezonin e fundit. Ajo ra në sy për hiret e saj dhe për trupin me forma që e karakterizon. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Armela bëri disa ndërhyrja në pamjen e saj të jashtme, pasi shpesh ishte shprehur se nuk i pëlqente hunda e saj.
Ish-banorja është ‘arratisur’ këtë verë në ishujt Marbella në Spanjë. Në profilin e saj në Instagram është parë teksa poston foto me pamje mjaft të bukura ekzotike. Por ndërmjet tyre, ish-banorja ka shkruar: Nëse një vajzë tjetër është e aftë të të marrë burrin, po të bën një nder.
(Foto e postuar nga Armela Hyseni në Instagram)
Për çfarë ta ketë fjalën brunja bukuroshe? Mos vallë dikush i ka marrë të dashurin?! Herën e fundit Armela u fol të ishte në një lidhje me reperin Escobars, por të dy e mohuan këtë gjë.