Pas vizitës në kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, Presidenti Ilir Meta është ndalur në fshatin Vajzë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në “Facebook”, ku ndër të tjera ka cituar edhe disa vargje nga poeti Ali Asllani, i lindur në këtë fshat.
Presidenti Meta nuk ka nguruar të shprehë përuljen për poetin e ndjerë, për të cilin shprehet se veprat e tij kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe demokraci.
"Jam vlonjat dhe trim me besë,
Rreth flamurit di të vdesë,
A me hir a me pahirë,
Doemos do rroj i lirë!"
Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik.
Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë,"-shkruan Meta.
-
Ky virani që ka zaptuar shtetin pse s'thotë një fjalë të mirë për rrugën e Labërisë. Bravo Vlora ja ke futur sa krahu, po ku dëgjon ajo racë e keqe.
Përgjigju -
Sa bukur e ke gjetur me vënd "Vlora" Po ku dëgjon kjo racë e keqe që ka zaptuar shtetin. Mbase Vlora Vlora ja bën forra.
Përgjigju -
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarrë, ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç u bëre e pandeh, kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
Përgjigju








Komente
Komento