Në fshatin Vajzë të Selenicës, në qarkun e Vlorës, po zhvillohet mbrëmjen e sotme festivali ‘Vajza Fest’.
Ky është edicioni i katërt i një aktiviteti që tashmë është kthyer në traditë për zonën dhe promovimin e vlerave të saj.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i ulur në rreshtin e parë, për të ndjekur nga afër aktivitetet kulturore.
Në ‘Vajza Fest’ janë shpalosur aktivitete të ndryshme tradicionale, kulturore, artistike dhe sportive.









Komente
Komento