Kush janë 4 politikanët e lidhur 
me krimin, sipas Donald Lu/Emrat

Kush janë 4 politikanët e lidhur <br />me krimin, sipas Donald Lu/Emrat<br>
Ambasadori i SHBA, Donald Lu gjatë prezantimit të operacionit ‘Forca e Ligjit’ përmendi 4 politikanë shqiptarë si dëshmi e lidhjeve te politikës me krimin. Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku dhe Gentian Muhameti ishin katër emrat që theksoi ambasadori i SHBA.

Krimi në Shqipëri është një kërcënim për sigurinë kombëtare. Organet e drejtësisë penale kanë dështuar deri tani. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve kriminale dhe politikës. Nese e mohoni kete shikoni rastet e Ndokës, Roshit dhe Frrokut dhe Gentian Muhamedit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, por i politikes shqiptare qe nga renia e komunizmit. SHBA do të angazhohen kundër krimit të organizuar përfshirë gjyqtarë, prokurorë, biznesmenë apo politikanë. Në gjuhën shqipe ka një shprehje ‘peshku i madh e ha të voglin, por për herë të vetme do të hamë peshkun e madh”, deklaroi ambasadori amerikan.

Por cilët janë këta persona të cilët sipas Lu janë shembulli i lidhjes së politikës me krimin në Shqipëri dhe s’mund të mohohet?

Arben Ndoka është ish-deputet i Partisë Socialiste, u hetua disa kohë më parë për dhunimin e deputetit demokrat Gentian Strazimiri por gjykata e lartë e pushoi këtë akuzë. Nga selia blu dhe ish-kryeministri Berisha, Ndoka u akuzua shpesh herë për të shkruar kriminale në Itali, ndërsa Arben Ndoka që i mohoi këto akuza u tërhoq nga politika duke deklaruar se do t’i përkushtohet zbardhjes së të vërtetës.

Elvis Roshi, është ish-kryebashkiaku i qytetit të Kavajës. Edhe për Roshin nuk munguan disa vite rresht akuzat politike, deri sa më 7 Mars 2016 ai u shkarkuar nga kryeministri Rama për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme lokale në Kavajë. Roshi ju nënshtrua procesit të dekriminalizimit çka bëri që të arrestohej e më pas hetohej në gjendje të lirë.

Gentian Muhameti, ishte kandidat i Partisë Demokratike në Bashkinë e Këlcyrës. Pak ditë para zgjedhjeve të 2015-ës, Gentian Muhameti, u tërhoq nga kreu i PD, Basha, pasi u zbuluan të dhëna për të shkuarën e tij problematike. Muhameti rezulton se ka qenë i dënuar për trafik droge dhe prostitucion jashtë vendit, vepra që i kishte fshehur duke mos i deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, për ligjin e dekriminalizimit.

Mark Frroku është ish-deputeti Kristian Demokrat i dënuar tashmë për pastrim parash e fshehje pasurie. Ai u akuzua nga prokuroria dhe për një vrasje të ndodhur në belgjikë më 1999 ndaj shqiptarit Aleksandër Kurti, por për të u shpall i pafajshëm nga dhoma penale e Tiranës. 
kater eemrat ndoka
(Arben Ndoka, Mark Frroku, Gentian Muhameti dhe Elvis Roshi)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona