ROMË - Ministrat e partisë së Berluskonit që ishin në qeveri kanë deklaruar se, “nuk janë më kushtet për të  qëndruar në ekzekutiv”.

Ata kanë folur në një zë dhe ministrat e Pdl, kanë konfirmuar: “Firmosim dorëheqjet tona”.

Ministrat që kanë firmosur dorëheqjes janë: Angelino Alfano, Nunzia De Girolamo, Beatrice Lorenzin, Maurizio Lupi dhe Gaetano Quagliariello, të gjithë që përfaqësojnë Pdl, partinë e Silvio Berluskonit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)