Kush janë "manjakët" e fluturimeve
në botë, po shqiptarët ku renditen?

Kush janë "manjakët" e fluturimeve<br />në botë, po shqiptarët ku renditen?
Udhëtarët e zakonshëm të avionëve apo edhe ato më nervozët do të duan që të informohen për vendet me më tepër udhëtime në botë. Në një ditë, mesatarisht ka më tepër se sa 100 mijë fluturime, duke i shtuar kësaj edhe faktin se në vit shkon deri në 36.5 mln fluturime, shkruan Britanikja The Telegraph.

Por, nga ku nisen avionët më tepër? Sipas hartës së publikuar, bazuar në të dhënat e 2014 nga Banka Botërore, SHBA udhëheqin në botë me numrin e fluturimeve më të shpeshta. Shifrat tregojnë 9,553,214 fluturime nga aeroportet e tyre. Shteti që ndjek është Kina me 3,356,756.

Sipas ngjyrimeve të hartës, Shqipëria është ndër vendet relativisht të ulëta me numër fluturimesh. Sipas të dhënave të 2014, numri i fluturimeve të regjistruara ishte 1995. Krahasuar me rajonin, vendi ynë ka më pak fluturime, ndërsa Mali i Zi, ndonëse me një numër shumë më të vogël banorësh se ne arrin shifrën e 6621 fluturime, Serbia 31,956, Greqia 109,682. Të dhënat për Maqedoninë mungojnë.

Shteti më numrin më të ulët të fluturimeve globalisht ishte Chad, me 75 të tilla./monitor
fluturimet

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet