Shumë prej yjeve të ekranit në fusha të ndryshme si muzikë apo film kanë deklaruar se pëlqejnë të dyja gjinitë. Disa prej tyre janë:

Amber Heard

E fejuara e Johnny Depp, katër vite më parë pranoi se ishte biseksuale, dhe në atë kohë ishte e lidhur  me fotografen Tasya van Ree.

Billie Joe Armstrong

Vokalisti i grupit “Green Day” në vitin 1995 ka deklaruar se është biseksual. Veç femrave, atij i pëlqejnë edhe meshkujt.

Drew Barrymore

Aktorja e famshme nuk e ka fshehur në asnjë moment joshjen e saj edhe nga meshkujt edhe nga femrat. Ajo shpeshherë ka folur  për lidhjet e saj me femra në të kaluarën. Aktualisht është e martuar me Ëill Kopelman, me të cilin ka dy vajza.
 
Fergie

Në vitin 2009 këngëtarja e “The Black Eyed Peas” pranoi se joshet nga të dy gjinitë. Por ajo tashmë është e martuar me aktorin Josh Duhamel dhe së bashku  kanë një djalë.

Gillian Anderson

Dy vite më parë, aktorja e njohur nga seriali “The X-Files”, pranoi  lidhjet e saj me femra në të kaluarën.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)