Kush janë zëvendësministrat
kosovarë në qeverinë “Rama 2”

Kush janë zëvendësministrat<br />kosovarë në qeverinë “Rama 2”
Qeveria “Rama 2” në pjesë të organikës së saj do të ketë dhe zëvendësministra nga Kosova.
 
Me anë të një postimi në Facebook, analistja nga Kosova Besa Shahini ka njoftuar se është emëruar si zëvendësministre e Arsimit në  kabinetin qeveritar.
 
Ajo ka  deklaruar se është e lumtur dhe e nderuar për këtë post të dhënë nga qeveria e Shqipërisë.
 
Shahini ka shtur se këtë  post e sheh si thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
 
“Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon. Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve- thuhet në statusin e analistes Besa Shahini.
 
Mediat kosovare shkruajnë se pjesë e qeverisë Rama do të jetë edhe Valbona Shujaku, e cila do të mbajë postin e zëvendësministres së Kulturës.
Gjithashtu në postin e zëvendësministrit të Turizmit dhe  Mjedisit me shumë gjasa do jetë Hajrulla Çeku, i cili ka marrë dhe urimet e para për këtë post  nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…