Kush janë 5 opozitarët që i bashkohen PS-së! Braimllari në listën e hapur në Tiranë, Nusret Avdulla në Fier! Ish-funksionarja e PD në listë të sigurt

Kush janë 5 opozitarët që i bashkohen PS-së! Braimllari në listën e hapur në Tiranë, Nusret Avdulla në Fier! Ish-funksionarja e PD në listë të sigurt

Alban Zeneli, Nusret Avdulla, Endrit Brahimllari

Pas prezantimit të listave të Partisë Socialiste mes emrave të pritshëm dhe atyre surprizë, shihet se pjesë kandidatëve të qarqeve nga selia rozë, janë dhe pesë emra të njohur që vinë nga opozita.

Në listën e Tiranës pjesë e saj është ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari, i njohur si një ndër figurat më aktive të saj. Brahimllari ishte një funksionar i lartë i partisë që drejtohej në atë kohë nga deputetja Monika Kryemadhi. Së fundmi Brahmllari u përjashtua nga riorganizmi që Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, bëri në përpara se të vihej në pranga nga SPAK.

Një tjetër emër në Tiranë nga opozita është dhe Blendi Sulaj që ka mbajtur postin e nën/Kryetarit të Partisë Republikane të drejtuar nga Fatmir Mediu. Sulaj përpara se t’i bashkohej listës së Partisë Socialiste, ka drejtuar dhe degën e njësisë 9 në Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021.

Një emër tjetër që mori vëmendje në listat e Partisë Socilaiste është dhe ish-deputeti i njohur i Kukësit Albana Zeneli. Zeneli ka qenë deputet në legjislaturën 2013-2017 dhe më pas ishte një ndër deputetët që nuk pranoi të digjte mandatet në 2019 pas vendimit të kryetarit të asaj kohe Lulzim Basha. Sipas Shalsit, Zeneli i është bashkuar Kukësit si një forcë tradicionale politike e zonës.

Duket se Partia Socialiste nuk ka marrë vetëm ish-funksionar nga PD dhe PR, por edhe nga PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ku ky i fundit për zgjedhjet e 11 Majit i është bashkuar ‘Koalicioni Madhështor’ të Berishës. Bëhet fjalë për Nusret Avdullan i cili kandidon në listën e hapur të Fierit. Avdulla ka drejtuar degën e Fierit për PDIU dhe ka qenë deputet pas zgjedhjeve të 2021 për Qarkun e Fierit nga lista e PD-së, që asaj kohe drejtohej nga Basha

Edhe një emër tjetër është dhe kandidatja për deputete në listën e mbyllur të Vlorës, Zamira Sina e cila njihet për një nga fjalimet e saj virale në 2017, kur ish-Kryetari i Partisë Demokratike i asaj kohe Lulzim Basha.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Illi: 12/03/2025 23:22

    Dhe ylli shehu ishte me partine republikane Ju bashkua partise socialiste Dhe te jatin e kishte kandidat per kryetar bashkie per partine demokratike mandatin e shkuar.. Pune plerash si ps e pd e lsi e pr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës

Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës