Tetë persona kanë rënë në pranga pas dy operacioneve të zhvilluara nga policia e Durrësit. Ata shpërndanin kokainë në lokalet e natës. Në pranga ka rënë furnitori Goni Muça, i cili njihej edhe me tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Po ashtu në pranga kanë rënë Tani Muça, Amonali Halili, Ergi Curri, Kristel Balla, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku.
“Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive. Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.
-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.
-Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra)
-Tani Muça,- A. V., dhe -Amonali Halili
-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.
-Ergi Curri, -Kristel Balla, -Gentian Konesha dhe -Stivens Bulku”, njofton policia.
Lajmi kryesor: