Ja kush janë dy njerëzit që do të drejtojnë procesin e anëtarësimit në BE

Ja kush janë dy njerëzit që do të drejtojnë procesin e anëtarësimit në BE

Gent Cakaj dhe Ditmir Bushati

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme bashkë me anëtarët e qeverisë, komisionerin evropian për Zgjerim dhe Politikën fqinjësore, Johannes Hahn, vizita e të cilit shënon nisjen e fazës përgatitore të procesit përgatitor për hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij, Rama ka bërë të ditur se cilët janë figurat diplomatike që do të drejtojnë punimet deri pranverën e ardhshme.

Qeveria do të ketë si koordinator teknik zv.ministrin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ministri kjo e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit dhe drejtor të procesit ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati

Edi Rama, kryeministër

Gent Cakaj, është filozofi i ri kosovar që këshillonte kryeministrin Rama për çështjet diplomatike. Cakaj u emërua si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme në qershor të këtij viti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti