'Kush ju katandisi ashtu'? Rama i tregon gazetarit italian foton kur u dhunua nga SHIK i Berishës: Ma bëri burimi yt prestigjioz

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me gazetarin Giorgio Mottola për emisionin Report në RAI 3, paraqiti para gazetarit italian edhe foton kur është rrahur nga SHIK i Berishës në vitin 1996 teksa kthehej në shtëpi. Rama në atë kohë punonte dhe si gazetarë në Koha Jonë dhe disa prej artikujve kundër pushtetit të presidentit Berisha në atë kohë për pak sa nuk i kushtuan shumë.

Kryeministri: Unë ju flas për faktin. Për mua, të bësh gazetarin, është një gjë e madhe. Ky jam unë.
 
Rai3: Jeni ju këtu në foto?
 
Kryeministri: Jam unë.
 
Rai3: Çfarë ju ndodhi? Me flokë, nuk ju njoh.
 
Kryeministri: Sepse unë bëja gazetarin.
 
Rai3: Në ‘97-ën.
 
Kryeministri: Ky jam unë.
 
Rai3: Kush ju katandisi kështu?
 
Kryeministri: E patë që i kisha vendosur mbrapa. M’i solli një vajzë, e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit dhe i nxori, edhe pse i thashë që janë parë tashmë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh gazetar.
 
Rai3: Kush ju katandisi ashtu, Kryeministër?
 
Kryeministri: Burimet prestigjioze që keni intervistuar ju për serinë e parë.
 
Rai3: Nuk ka qenë as burim, as i intervistuar. Po të kishte qenë për opozitën dhe çështjen e opozitës, do të vija te ju, për t’ju intervistuar për Berishën, po të kishte qenë çështje e opozitës.
 
Kryeministri: Mos më përmendni më emra këtu. Më pyetët “kush”? Unë ju dhashë përgjigje. Nuk është ai tema. Tema është kjo. Unë e di çfarë do të thotë të luftosh për lirinë e fjalës. Di edhe çfarë do të thotë të kesh ende mbi lëkurë shenjat, këtu dhe këtu.


Lajmi kryesor:

I gjithë dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 për akuzat për lidhje të qeverisë me krimin (E plote)


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë