Kush mund të zëvendësojë Liz Truss si kryeministre? Favorit Rishi Sunak, rritet besimi për Boris Johnson

Kush mund të zëvendësojë Liz Truss si kryeministre? Favorit Rishi Sunak, rritet besimi për Boris Johnson

Gara për zëvendësimin e Liz Truss pritet të përfundojë javën e ardhshme, ndërsa deri më tani 5 janë kandidatët e mundshëm që mund të garojnë për kryeministër.

Siç u raportua edhe një ditë më parë, kandidatët e mundshëm janë ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ish-kancelari i Thesarit Rishi Sunak, sekretari i mbrojtjes Ben Wallace, anëtaret e Partisë Konservatore Penny Mordaunt, Kemi Badenoch dhe ish-sekretarja e Brendshme Suella Braverman.

Sipas një sondazhi të BBC, vihet re rritja e mbështetjes për ish-kryeministrin Boris Johnson, e cila nga 7% ka shkuar në 36%. Më favoriti është Rishi Sunak, mbështetja e të cilit ka shkuar nga 36% në 50%. Mbështetja është rritur edhe për Penny Mordaunt nga 18% në 31%. Por, mbështetja është ulur me 1% për sekretarin e mbrojtjes Ben Ëallace, e cila nga 9% ka shkuar në 8%.

Kandidatëve të mundshëm u duhen të paktën 100 nominime nga deputetë të tjerë konservatorë për të hyrë në votim, që do të thotë se jo më shumë se tre prej tyre do të jenë në gjendje të kandidojnë sepse janë 357 deputetë konservatorë. Në praktikë, ka të ngjarë të jenë dy kandidatë; apo edhe një, që do të bëhej lider pa votën e anëtarëve të partisë. Askush nuk e ka konfirmuar ende se do të kandidojë, por këtu janë disa nga kandidatët e mundshëm.

Rishi Sunak

Rishi Sunak kandidoi për të zëvendësuar Boris Johnson si lider në fillim të kësaj vere dhe doli në dy finalet së bashku me Truss, duke fituar mbështetjen më të madhe nga deputetët konservatorë. Gjatë fushatës ai paralajmëroi se planet e taksave të rivalit të tij do të dëmtonin ekonominë, por mesazhi i tij nuk arriti të tërheqë anëtarët e partisë dhe humbi me 21,000 vota.

Sunak u bë deputet vetëm në vitin 2015, për zonën elektorale të North Yorkshire të Richmond. Pak jashtë Westminster-it kishin dëgjuar për të, por ai ishte kancelari i thesarit deri në shkurt 2020. Ai shpejt duhej të përballej me pandeminë e koronavirusit, duke shpenzuar shuma të mëdha parash duke u përpjekur të mbante ekonominë në këmbë.

Megjithatë, reputacioni i tij u dëmtua pas një polemike mbi çështjet tatimore të gruas së tij dhe jo shumë kohë më pas ai mori një gjobë për shkeljen e rregullave të bllokimit gjatë pandemisë. Deputetja konservatore Angela Richardson ka premtuar tashmë mbështetjen e saj për zotin Sunak duke thënë: "Pasi e kalova verën duke mbështetur ofertën për lidership të Rishi Sunak, pikëpamjet e mia për Sunak nuk kanë ndryshuar. Sido që të jetë, gjashtë javët e fundit i kanë sjellë ato edhe më shumë në fokus."

Penny Mordaunt

Udhëheqësja e Commons, Penny Mordaunt kaloi në treshen e fundit të garës për udhëheqjen e konservatore, ku fitoi mbështetjen e 105 deputetëve. Ajo doli në mbështetje të Liz Truss sapo u eliminua nga gara. Por të hënën ajo tha se zonja Truss nuk po “fshihej nën një tavolinë”.

Pas mbështetjes së zonjës Truss, ajo u emërua udhëheqëse e Dhomës së Komunave dhe Lord President i Këshillit Privy, që do të thotë se ajo kryesonte Këshillin e Aderimit për mbretin e ri. b Në vitin 2019, Mordaunt bëri histori duke u bërë sekretarja e parë femër e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe ka qenë rezerviste e Marinës. Mordaunt deri më tani ka marrë mbështetje nga deputetët John Lamont, Maria Miller, Bob Seely dhe Damian Collins.

Boris Johnson

Ish-kryeministri i përfshirë nga skandalet Boris Johnson mund të rikthehet. Boris Johnson u detyrua të shpallë dorëheqjen e tij në korrik, pas një revolte masive nga ministrat dhe deputetët. Ai pasoi disa muaj mosmarrëveshjesh për partitë e bllokimit të Downing Street dhe polemika të tjera, duke përfshirë emërimin e tij të Chris Pincher si zëvendës-shef, pavarësisht se ishte në dijeni të një ankese zyrtare për "sjelljen e papërshtatshme" të deputetit.

Fitorja e tij dërrmuese e vitit 2019 tregoi se ai ishte një ‘pasuri’ për konservatorët, por ‘Partygate’ dhe rekordi i tij me ‘COVID’ mbeten rreziqe për partinë. Ai ende përballet me një hetim nëse ai mashtroi Parlamentin lidhur me bllokimit në Downing Street dhe hetimi për pandeminë do të vendosë një shqyrtim të mëtejshëm mbi trajtimin e tij të pandemisë. Johnson dhe të tjerët u gjobitën më pas për shkeljet e Covid.

Megjithatë, ai ka ende aleatë si në Parlament ashtu edhe në anëtarësinë partiake në përgjithësi. Mbështetësja afatgjatë Nadine Dorries ka argumentuar se ai duhet të kthehet, pasi mori një mandat nga publiku britanik në zgjedhjet e 2019-ës. Deputetë të tjerë që kanë dalë tashmë në favor të kthimit të Johnson janë Paul Bristow, Brendan Clarke-Smith, Andrea Jenkyns dhe Michael Fabricant.

Ben Wallace

Sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace ka mbështetjen më të madhe nga deputetët e partisë . Ai i vendosi të mos kandidojë për të qenë lider i Tory në verë, por në konferencën e partisë në fillim të këtij muaji, ai tha se nuk do ta përjashtonte si mundësi. Wallace ka tërhequr vëmendjen që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, pasi Britania e Madhe mori një vendim të hershëm për të mbështetur Kievin me armë dhe stërvitje.

Pavarësisht kundërshtimit të tij ndaj BREXIT-it, Wallace ka qenë një mbështetës kryesor i Boris Johnson dhe u shpërblye me një post në kabinet në vitin 2019. Para se të bëhej politikan, ai shërbeu si ushtar në Gjermani, Qipro, Belize dhe Irlandën e Veriut, ku pengoi një përpjekje të IRA-s për të kryer një sulm me bombë kundër ushtarëve britanikë.

Pasi Johnson u tërhoq, kishte sugjerime që Wallace mund të kandidonte, veçanërisht pasi ai ishte në krye të sondazheve të drejtuara nga faqja e internetit Conservative Home, megjithatë ai zgjodhi të mbështeste zonjën Truss në vend të kësaj, duke e përshkruar atë si "autentike".

Kemi Badenoch

Kemi Badenoch ishte kandidatja surprizë e suksesit të garës më të fundit të lidershipit dhe megjithëse ajo nuk fitoi, konkursi ndihmoi në rritjen e profilit të saj. E lindur në Wimbledon, në jug të Londrës, ajo u rrit në SHBA dhe Nigeri, ku nëna e saj ishte profesoreshë e psikologjisë.

Para se të mbërrinte në Parlament, ku ajo përfaqëson Saffron Walden, ajo punoi për bankën private Coutts dhe revistën The Spectator. Roli i saj më i lartë në qeveri deri më sot ka qenë drejtimi i departamentit të tregtisë ndërkombëtare.

Suella Braverman

Dorëheqja e ish-sekretares të brendshme, Suella Braverman solli presionin mbi Liz Truss dhe kryeministrja u tërhoq më pak se 24 orë më vonë. Megjithëse largimi i zonjës Braverman ishte gjoja për një shkelje të të dhënave, letra e saj e zemëruar e dorëheqjes la të kuptohej një mosmarrëveshje mbi emigracionin.

Braverman ka kërkuar t'i bëjë thirrje krahut të djathtë të partisë së saj për çështjet sociale, duke thënë se është "ëndrra" e saj ishte të fillojë transportimin e emigrantëve në Ruanda. Braverman është një mbështetës i Brexit. Ajo doli në garën e fundit për lidership pas dorëheqjes së Johnson, por u votua në raundin e dytë.

Prindërit e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1960 nga Kenia dhe Mauritius, dhe të dy kanë qenë pjesë e politikës lokale me nënën e saj që ishte këshilltare për 16 vjet. Braverman ishte ministrja e parë e kabinetit që mori leje pas lindjes, pasi ligji u ndryshua në mënyrë që ministrat e kabinetit të mund të merrnin lejen e lindjes me pagesë, pasi më parë pritej të jepnin dorëheqjen nga postet e tyre.


Lajmi kryesor:

Dorëheqja e Liz Truss, opozita kërkon menjëherë zgjedhje të përgjithshme në Britani! Ja kush janë pretendentët për kryeministër


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë