Kush nuk e do Eva Alikajn? Nga skandali me Teatrin Kombëtar te telefonatat me Vera Grabockën te Mamaqi: Nuk më jep role askush

Alo, Eva?

Ora nuk ishte 7 pa 5, por ai zë i rrallë nga krahu tjetër i telefonit më kthehu pas në kujtime. Shkëlqimi i një artisteje si Eva Alikaj nuk humbet asnjëherë, as sot kur të gjithë duken kundër saj.

'Po ku je, se ku s'të kam kërkuar'-i thashë.

-Epo ja, isha me një shoqe -më tha.

'Shoqe me pantallona ëë- ia ktheva dhe nisëm të qeshnim.

Pallati 176,  është ende një ndër veprat më e bukura të realizuara në skenë. Edhe pse kaluan kaq shumë vite, Eva e rikthen në kujtesë të gjithë rrugëtimin me kolosët e asaj kohe.

“Unë isha e vogël atë kohë, e imët, dhe Roland Trebicka tha kjo është personazhi, lëre tani, Eva Eva….” tha ajo.

Por Vera, ka shkëlqyer edhe te filmi “Njeriu i mirë”, ashtu si Edlira tek “Stolat në Park” por edhe Etleva tek “Treni niset më shtatë  pa pesë” etj.

Për Evën sot, këto vite ishin më të veçantat, megjithëse me shumë ngarkesë, ajo e dashuronte punën e saj dhe nga një rol kalonte në një tjetër.

Po sot, kush nuk e do Eva Alikajn?

Në një intervistë për gazetarin Ermal Qori në emisionin N’kohë në Report Tv, Eva nuk hesht më.

Pse Luan kaq pak në Teatër?

-Sepse ata që vendosin kanë klanet e tyre, interesat e tyre, shijet e tyre, nuk e di… Unë jam e mendimit që aktorët cilësor kudo që janë, duhen marrë dhe duhen shfrytëzuar se unë e ndjej veten me shumë energji për t’i dhenë popullit dhe vendit tim akoma dhe mendoj se nuk humbas më unë, por humbasin njerëzit që duan të më shikojnë.

Edhe pse skandaloze, Alikaj tregon se si ende funksionon Teatri sot.

“Por fatkeqësisht ti je e varur nga të ashtuquajturit regjisor, drejtor. Unë faktikisht jam aktore e teatrit kombëtar akoma, aty faktikisht bëjnë prova dhe unë nuk jam. Unë paguhem nga teatri edhe nuk më japin role, unë nuk jam për të bërë apelin. Ja, kështu janë gjërat. Ata humbasin, por s'e marin vesh”-tha Eva.

Ajo u ndal te  produksionet private dhe te kineastët e rinj që provojnë të realizojnë filma.

“Ermal Mamaqit përpara disa muajve,  e mora në telefon dhe i thash kam dëgjuar që do të bësh një serial, do të kisha interes të angazhohesha. Ai kështu në telefon, si bosi producenti miliarder, seç më tha "të shoh” . Unë prisja të paktën të thotë njeriu… ta ketë për nder njëherë kur e mar në telefon se unë e çmoj veten time, më çmon populli.” E njëjta gjë më ndodh edhe në Teatër, kam kërkuar rol, s'më jep njeri rol, është e pakuptimtë. Duke qenë se jam aktive telefonova Vera Grabockën, për të marrë pjesë në ‘Dance with me’, përgjigjja e saj ishte 'oh zemër je 3 javë me vonesë, janë vendos Vipat, por i thashë: Kush janë Vipat?”- u shpreh ajo.

Evën do të mund ta rishohim sërish nëpërmjet një shfaqjeje private që ajo po punon të vendos në skenë, së shpejti. Edhe pse treni nuk niset më në 7 pa 5 për Eva Alikajn, yllin kinematografik dhe personazhin e dashur të Teatrit nuk do të mund t’ia ulin shkëlqimin asnjë ‘shokë Zylo’!

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 13/07/2022 17:32

    Cfare turpi ..e mamaqi producent. Hahah pa le flet dhe me fjale te medha se ka lexuar dy libra psikologjie qe shume te tjere kane vite qe i kane lexuar. Por ky tani u kujtua ti lexonte dhe iu duk sikur vetem ky i ka lexuar. Ik o ermal bej te qeshesh veten se njeri tjeter sqesh me ty. Ti je asgje dhe jo me te zgjedhesh te tjeret. Turp

    Përgjigju
  • Ermal: 13/07/2022 17:20

    Bej ca palester o Ermal se ta merr Vera me trup qe eshte 60 vjec.

    Përgjigju
    • Ermal: 14/07/2022 16:46

      Hahaha me shkrive me repliken o gazetar, sepse tani po i jap rendesi nje koincidence qe une, ti dhe Mamaqi kemi te njejtin emer dhe mbase kjo ka intriguar edhe pergjigjen tende. Gjithesesi ke te drejte ne nje konstatim, une mbetem anonimi mes ne tre Ermaleve. Zhurme ne mendime, s'jam i qete?! hahaha Me thene te verteten nuk e degjova komplet intervisten, por me intrigoi ajo foto ku po laheshe me Even dhe çova videon pak a shume aty. Meqenese dukeshe flirtues me te pas daljes nga deti dhe Eves po i pelqente deri diku loja te dhashe nje keshille per mire edhe pse jashte temes teper sensitive qe kishe trajtuar ti ne kete interviste. Pak diversion ne komente s'ben keq apo jo? Njejte si pyetja jote per shenjen ne krahun e Eves. ;) Perndryshe per t'u kthyer ne seriozitet... i perulem artit te Eva Alikaj, mbetet ikone e kinematografise dhe teatrit shqiptar.

    • Ermal: 13/07/2022 18:09

      Ceshtje prioritetesh. ja psh, ti ke zhurme ne mendime, sje i qete, edhe te shqeteson kjo gje. Tregon qe ke probleme, por prap i jep prioritet fizikut te dikujt tjeter. Edhe anonim, dyfish probleme. reflekto!

  • Adm Shkoderlocja ????: 10/07/2022 18:44

    Rrespekte per ket Zonje e Ikone e Artit Shqiptar. Per Fat te keq s kan mbeshtetjen edhe vemendjen qe duhet te ken. Zonjes i uroj Shum Shendet Fjalet e shumta jane Fukarallek ( thone ne Shkoder )!

    Përgjigju
  • LORA: 10/07/2022 18:29

    Eva Alikaj eshte yll i skenes dhe shkelqimin e saj mamaqet me kompani nuk e perballojne dot.Sepse ne raport me Even,jane mjerane. Sa pak yje n'a kane mbetur.

    Përgjigju
  • Artdashes: 10/07/2022 17:54

    Po angazhojini mor legena se jane aktore brilante! Edhe sa vite aktive kane aktoret qe kane ngel nga ajo plejade e shkelqyer?! Sot nuk po ka kamariere(me gjithe respektin) te mire, jo aktore brilante! Ju doni vetem shale ne tv!!!

    Përgjigju
  • Anonim: 10/07/2022 16:40

    Ju ka hip vetja ne qejf mamaqit po ai nuk do nenwn e vet, sa per vera grabocken e ka ndryshuar paraja, eva alikaj nje aktore e perkryer qe nuk ben lajka si te tjerat.

    Përgjigju
  • aktori: 10/07/2022 12:51

    KESHTU ESHTE KUR NUK TE ZE BYTHA VEND,,,THEMI NE KETU NE TIRANE,,,,SHKON E RRI 10-15 VJET NE AUSTRI,,,E KUR NUK TE ECEN ATJE,,,,KTHEHESH NE SHQIPERI E KUJTON SE DO TE PERFILLIN,,,U PLAKE U FISHKE EVA,,,KANE DALE PJESHKA TE REJA TANI....

    Përgjigju
    • Anonim: 10/07/2022 16:38

      Jeta e tjetrit nuk paragjykohet dhe problemet familjare , ato pjeshka qe po thua rrin posht tavolines se atyre qe i marrin, nuk besoj se ojeshk esht vera grabocka plaka 70 vjec me operacione, ketu ne amerik meril stript vazhdon te aktroj ne film, koncepti injorances shqiptare, ermal mamaqi te mis bej pordh trapi ,as vera silikoni se eva alikaj esht vertet aktore shum e mir, si mund te konceptohet pse ike pse nuk ndenje, ne teater vazhdon yllka mujo edhe marjeta larja pak koh me par aktroj dhe robert ndrenika , mundohuni te flisni me edukat .

  • geni: 10/07/2022 12:27

    e ndoqa emisionin dje, ndjeva vrer per keta drejtuesit e sotem. Eva Alikaj, nje aktore e mrekullueshme e lene ne harrese turp...

    Përgjigju
    • ErmaliAsMamaqiAsQorri: 14/07/2022 16:56

      Ky eshte evolucioni kulturor te nderuar komentues. Para 200 vjetesh muzika e Beatles, Queen, A. Hisku dhe M.Laze do dukej si tallavaja sot para muzikes se Mozartit dhe Verdit. Kohet ndryshojne, po ashtu edhe shijet, por debati qe prej lashtesise vazhdon te mbetet i njejte, ku po shkon ky brezi i ri.

    • Tallavaja: 11/07/2022 04:22

      Nuk ka si te jete ndryshe, ne kete vend antivlera mund vleren, e thermon. Me kujtohet nje interviste e A. Hiskut dhe M.Lazes, dhe u cuditen qe muzika tallava kishte asgjesuar muziken e vertete. Keto kengetare dhe artiste, kane qene me shkolle te larte te fushes, pale qe Kinostudio atehere realizonte rreth 15 filma ne vit, ku Alikaj kishte vendin e saj ne kinema e teater. Asnje aktore sot nuk ka nivelin e saj, edhe pse pretendojne qe jane aktive. Sot art eshte Big Brother VIP dhe arti i vertete eshte mbytur. Megjithate jam i mendimit qe i miri eshte i mire gjithenje, vlera e tij do dale si nje nevoje e pamohueshme, por do shtyhet ca kohe. Do behet Teatri i ri dhe ai do aktore tamam, do aktore politike apo batakcinj si Mamaqqqqiiii.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)

Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)