Argumentit të përsëritur nga kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij se "kush është me Bashën, i shërben Ramës", kandidati për kryetarin e ri të partisë, Agron Shehaj i ka dhënë përgjigje nga Tepelena.
Shehaj ka sjellë një bisedë mes 2 demokratëve, ku njëri prej tyre mbështetës i Bashës i ka dërguar një mesazh qytetarit që mbështet Shehajn, duke i thënë "Kush nuk është me Bashën është me Ramën". Përgjigja e tij është e se "kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës".
"Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.”
Demokrati iu përgjigj: “Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin humbjen e rradhës?”, është kjo biseda e publikuar nga Shehaj.
Sipas Shehajt kjo është një tezë komuniste si "ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë".
"Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë", shton kandidati për kryetar në postimin e tij.
Zgjedhjet në PD mbahen më 13 qershor dhe demokratët do të vendosin se kë do të zgjedhin mes Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit dhe Agron Shehajt për drejtimin e partisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: 8 janari, pandemia e luftës civile që ka çmendur opozitën
5 Shkurt, 19:56
-
REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumentin: Lapaj mori 45 mijë € nga kompania e 'Çopjave', vjehrri gjyqtar u regjistroi pronën miliona euroshe në bregdet! Adriatiku: S'jam klerik, po përdoresh
5 Shkurt, 18:15
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
Adriatik Lapaj sulmon Agron Shehajn! I përgjigjet deputeti: Unë jam i pakapshëm, ti financohesh nga paratë e pista! Të fala Ramës
5 Shkurt, 14:21
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Përmet/ Ndërron jetë Baba Hekurani, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut
4 Shkurt, 08:45
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
Sot e ka armik/ Ja kur Berisha i thurte lavde Bashës në tv e familjes së tij: Shqipëria s’ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa ai (VIDEO)
3 Shkurt, 12:57
-
Programi për të përndjekurit politikë, Basha: I japim fund padrejtësisë historike ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë
3 Shkurt, 10:53
-
Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë! Makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shoferi transportohet në spital
2 Shkurt, 21:28
-
Gjirokastër/ Merr flakë makina në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë, zjarrfikëset në vendngjarje
31 Janar, 18:58