Kroi i Shatërvanit në Kosovë dhe legjenda ‘kush pi ujë, vjen përsëri ose martohet në Prizren’

Prizreni, ndër qytetet më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon njihet për stilin arkitektonik, objektet kulturore dhe historike. Prizreni njihet edhe për burimet e shumta natyrore, më i famshmi prej tyre “Kroi i Shatërvanit”. Vesel Hoxha nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit tregon për Report Tv se Shatërvani është ndërtuar në shek.XV.

“Kroi i Shatërvanit është bërthama e qytetit sepse rreth tij ëshë ndërtuar qyteti. Kroi e ka burimin nga malet e Prizrenit, kurse si monument është ndërtuar në kohën e perandorisë osmane”, u shpreh  Vesel Hoxha arkeolog në QRTK Prizren.

Sipas legjendës, kush pi ujë në këtë krua “vjen përsëri në Prizren, ose martohet në Prizren”.

“Po ka dhe shumë legjenda, njëra prej tyre është se ‘do martohesh apo do të kthehesh sërish në Prizren’. Këtë ia kam thënë edhe Mbretit Charles kur ka vizituar qytetin”, tha më tej Hoxha.

Kroi i Shatërvanit ndodhet në mes të sheshit me të njëjtin emër dhe është njëri prej simboleve të qytetit të Prizrenit. Baza e shatërvanit është në formë katrore me gur të latuar mermeri me ngjyrë të përhimtë dhe pjesa e sipërme ka formën e tetëkëndëshit, zbukuruar me ornamente.

 “Është pjesë e listës së trashëgimisë dhe ka ngjallë interesin e studiuesve të shumtë për vlerat artizanale, artistike”, tha më tej ai.

Qytetarë nga Shqipëria që vizitojnë qytetin e Prizrenit thonë se nuk e quajmë se kemi vizituar Prizrenin pa pirë ujë të freskët në Kroin e Shatërvanit.

“Jemi nga Tirana dhe vijmë shpesh në Prizren, po nuk pimë ujë këtu nuk quhet se kemi ardhur në Prizren”, tha një vizitor.

“Prizreni është kërthizha e kombit, kur të bashkohet Shqipëria me Kosovën nuk përjashtohet mundësia që Prizreni të shpallet kryeqytet”, tha një tjetër vizitor.

Në Prizren, aktualisht janë 25 kroje, shumica prej tyre në gjendje të rregullt ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja