Kush regjistrohet më 14 maj Berisha apo Alibeaj? Kume dhe Meta në Report Tv: Vetëm gjykata i jep zgjidhje! PD, partia më e madhe e opozitës, çështja të jetë prioritet

Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ dhe Gerta Meta, eksperte për zgjedhjet, shikojnë si domosdoshmëri faktin që gjykata duhet të marrë sa më shpejt një vendim për situatën në Partinë Demorkatike pasi sipas tyre vetëm kjo është zgjidhja e vetme.  Të ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Kume dhe Meta nënvizuan se Gjykata e Apelit duhet të ndajë sa më parë drejtësinë në këtë çështje dhe të vendoset se kush do përfaqësojë PD në zgjedhjet e 14 majit.

 “Subjekti është një, partitë politike janë dy, pastaj se kush do jetë personi që do regjistrohet si subjekt zgjedhor është gjë tjetër. Ky problem që duket si i thjeshtë është i ngarkuar pasi partitë politike duhet të dorëzojnë emrat për anëtarët e komisioneve zonale dhe siç e dimë u dorëzuan dy lista me emra dhe kandidatë, gjë që e vuri në vështirësi KQZ. Ajo që deklaroi Celibashi është e vërtetë, nuk mjaftojnë të sjellin vetëm letra me emra, por kush e ka legjitimitetin. Nuk e zgjidhim dot problemin, nuk e tha kështu, por i bëri thirrjeve institucioneve, Gjykatës së Apelit. Duke qenë se është kjo situatë, për mua e ngjizur, jo e papritur, tani ka efekte të rëndësishme për t’u eliminuar nga procesi zgjedhor. Formalisht nuk ka rrezik, pasi do ketë një subjekt që do garojnë nën logon e PD. Nëse regjistrohet pjesa e Alibeaj nuk do ketë regjistrim dhe përfaqësim. Formalisht mund të  ndodhë. Përgjigjja se kush do jetë në lidershipin e PD i takon Gjykatës dhe ajo duhet të flasë. PD është partia më e madhe e opozitës dhe duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Është thënë se nëse në krye do jete Berisha do ketë probleme se është non-grata , nëse shumica e do këtë gjë le të përballen në këtë mënyrë në garë. Zgjidhja është shumë e vështirë për t’u gjetur, kështu që i referohemi Gjykatës” tha ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

Gerta Meta, ekspertja e zgjedhjeve ndan të njëjtin mendim me Kume-n, por shton se kodi zgjedhor është shumë i qartë, i vetmi problem kryesor është brenda grupimeve të PD. Ajo thekson se duhet të ketë një bashkëpunim institucional mes PD dhe Gjykatës së Apelit që është përgjigja vendimtare e gjithë këtij problemi.

“I gjithë diskursi është te një lloj shqetësimi, pasi të gjithë mendojmë çfarë do ndodhe me PD. Dje ka pasur diskutimi të fortë pas vendimmarrjes së KQZ,  miratimi i komisioneve nga tre subjekte zgjedhore si PS, PSD, PL. KQZ. Në kod zgjedhor është e shkruar qartë që partitë politike që do marrin statusin si subjekt zgjedhor duhet të dërgojnë një vërtetim që janë të regjistruar në Gjykatë dhe kjo përfaqësohet nga përfaqësuesit e tyre. Janë 7 letra që paraqiten. Ne të gjithë e dimë dhe mua më vjen keq që këtë e kanë stisur vetë grupet e PD. Ne kemi një ish kryetar partie që nuk ka dhënë dorëheqjen në Gjykate dhe figuron ende Basha. Teorikisht Alibeaj është i mandatuar për një ish-kryetar që ka dhënë dorëheqje, por nuk ka vlerësim gjyqësor. Duhet të ketë një bashkëpunim institucional. Gjykata po e mban peng. Grupimet brenda PD duhet të gjejnë zgjidhjen mes njëri-tjetrit që PD të përfaqësohet në zgjedhje”, thotë ekspertja e zgjedhjeve, Gerta Meta.

F.D//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha