Kush shkon në Kinë do të futet në karantinë dhe shpenzimet do i paguajë vetë! Ja sa kushtojnë 14 ditë në izolim

Kush shkon në Kinë do të futet në karantinë dhe shpenzimet do i paguajë vetë! Ja sa kushtojnë 14 ditë në izolim

TIRANË- Kur Kina luftonte me koronavirusin, në shtetet e Europës nuk ishte shfaqur ky vius vdekjeprurës.  Sot e gjithë situata është krejtësisht ndryshe.

Europa po "lëngon", ndërsa në Kinë ka nisur një jetë e re. Tashmë atje është një tjetër betejë tjetër, të mos infektohen nga vendet e tjera ku kurba e të infektuarve ka arritur kulmin, për këtë arsye ato kanë marrë masa.

Gazetari i Edison Myrteza bën me dije se është bërë një listë të shteteve, qytetarët e së cilës nëse duan të shkojnë në Kinë do të duhet të karantinohen dhe kjo do të kushtojë.

"Për të gjithë ata shqiptarë të cilët kanë planifikuar të vijnë në Kinë nga Shanghai, nëpërmjet dy aeroporteve ndërkombëtare të qytetit, Pudong dhe Honqiao si dhe portit të qytetit, Bashkia e Shanghait ka publikuar listën e 16 vendeve (për momentin janë vetëm 16), nga ku pasagjerët (duke përfshirë edhe ata shqiptarë) do të duhet të futen patjetër në karantinë 14 ditore në qendra të ngritura për këtë punë.

Lista e vendeve nga ku pasagjerët udhëtojnë direkt ose tranzit është: Italia, Koreja e Jugut, Irani, Japonia, Franca, Spanja, Gjermania, SHBA, Britania e Madhe, Zvicra, Suedia, Belgjika, Norvegjia, Holanda, Danimarka dhe Austria. Sipas njoftimit, lista e këtyre vendeve mund të ndryshojë sipas situatës epidemike. Janë ngritur qendra të posaçme për pasagjerët të cilët kanë ardhur direkt ose tranzit nga vendet e sipërpërmendura. Ashtu si edhe Bashkia e Pekinit, edhe Bashkia e Shanghait njofton se “të gjitha shpenzimet e qëndrimit do të paguhen nga vetë ata që do të futen në karantinë”. Çmimi i qëndrimit në karantinë do të jetë nga 200 deri në 400 yuan “rreth kësaj vlere”, por në çmim nuk përfshihet ushqimi, uji apo edhe shërbimet e tjera jetësore.

Shpenzime nuk do të paguajnë vetëm ata persona të cilët do të jenë pjesë e listës së veçantë dhe specifike "nuk dihet çfarë liste është dhe kush përfiton prej saj", shkruan Myrteza.

Postimi i plotë i Edison Myrtezës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë